Bujqësia është industria më e madhe e Kosovës, por rritja ekonomike e sektorit është e kufizuar nga mungesa e pajisjeve, varietetet e kufizuara të kulturave, metodat e vjetruara të prodhimit dhe fermat e vogla.
Një sasi e tepërt e verës ka provokuar një krizë në zemër të rajonit që kultivon rrushin në Kosovë. Çdo vjeshtë, pronarët e vreshtave lënë të kalben mijëra ton kabernet, merlot dhe lloje të tjera të rrushit të pashitur. Ndërkohë që, ky vend i varfër në Evropën juglindore importon 30 për qind të rrushit të tryezës që konsumon.
Një vorbë me mjaltë në dollap është më tepër se thjeshtë një ëmbëlsirë e shijshme; konsumimi ditor i një sasie të vogël të mjaltës përmirëson shëndetin. Ndoshta ky fakt është njëra ndër arsyet pse kërkesa për mjaltë organike në treg është në rritje të vazhdueshme.
Vesa Gashi ka plan për këdo në Kosovë që ka arsye për të festuar. Nëse keni ndërmend të martoheni, të festoni ditëlindje apo thjeshtë dëshironi që të shkoni dikund dhe të dalldiseni duke harruar përkohësisht brengat e përditshme, Gashi, 26, është aty për t’ju ndihmuar.
Me rreth 200 familje, Babimoci është njëri nga fshatrat e banuara me serbë të Kosovës, në komunën e Obiliqit, që kanë popullsinë më të madhe. Ekziston vetëm një shkollë fillore në fshat, ku vijojnë mësimin 98 nxënës dhe fëmijë parashkollorë.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.