Vesa Gashi ka plan për këdo në Kosovë që ka arsye për të festuar. Nëse keni ndërmend të martoheni, të festoni ditëlindje apo thjeshtë dëshironi që të shkoni dikund dhe të dalldiseni duke harruar përkohësisht brengat e përditshme, Gashi, 26, është aty për t’ju ndihmuar. Prej se themeloi kompaninë e saj për menaxhimin e evenimenteve në vitin 2012, Gashi ka planifikuar më tepër se 150 gala-pritje, mbrëmje solemne, dhe ahengje tjera të ndryshme.
“Unë i ofroj të gjitha, por nëse edhe ndodhë që të mos kem diçka, unë e gjej patjetër,” thot Gashi. “Unë kam çdo gjë nën kontroll.”
USAID-i përmes Programit për Ndërmarrësit e Rinj, i ndihmoi Gashit që të lansojë ndërmarrjen e saj, të quajtur “Finesë,” në pranverë të vitit 2012. Granti prej rreth 12,000 dollarëve (9,300 euro) nga USAID-i shkoi i tëri për blerjen e mbulesave për tavolina, mbështjellëseve për karriga si dhe për garniturën e draperisë dhe gypave. Kjo e fundit shërben për të krijuar kanope dekorative, sfonde dhe tenda të cilat transformojnë çdo hapsirë.
“Kjo më jep një avantazh – kam më shumë për të ofruar se konkurrenca ime,” thot Gashi.
Gashi ka më së tepërmi punë gjatë verës, atëherë kur bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme vijnë për vizitë dhe për dasma. Për sezonin e ardhshëm, ajo mund të ketë mesatarisht deri në katër dasma në javë. “Sfida pranohet,” thotë ajo me vetëbesim të theksuar. Gashi gjithashtu planifikon ndeja të ditëlindjeve, evenimente korporative dhe pritje institucionale, por bën edhe disenjime të seteve dhe detajeve origjinale dekorative.
Gjatë planifikimit të një evenimenti, takimet me klientët mund të fillojnë me muaj në avans – dhe të zgjasin me nga disa orë. “Ajo që ne bëjmë është ndërtim i përbashkët i një vizioni,” thot Gashi.
Përderisa Gashi ofron shërbimin e nevojshëm, ajo gjithashtu punon edhe në nxitjen e kërkesës, meqë shpesh ka të bëjë me çifte të cilat e dijnë se sa kushtojnë dasmat gjetiu – dhe kështu angazhohet në shfrytëzimin e të gjitha mundësive që jep ky lloj i veprimtarisë që është në rritje e sipër në Kosovë.
“I kam rritur aspiratat pakëz,” thot Gashi, e cila ka bërë edhe një marrëveshje me njërën nga bankat vendore, e cila u mundëson të posamartuarve që të paguajnë për shpenzimet e dasmës përmes një plani të pagesës me këste.
Reklamimi dhe marketingu, së paku deri tani, ka qenë thjeshtë gojorë – çasje kjo e cila funksionon mirë në një vend ku dasmat mund të mbledhin deri në 400 të ftuar. Thjeshtë, sa më tepër njerëz që Gashi dërgon prapa në shtëpi të magjepsur, aq më tepër do të cingrrojë telefoni i saj. Ajo tashmë ka filluar të hedhë shikimin matanë kufirit, në Shqipëri dhe Maqedoni, si mundësi për zgjërim.
“Ka qenë mjaft e vështirë, por kënaqësia që ofron të qenit i lumtur i klientit me punën e bërë, është e pakrahasueshme. Është një shpërblim i jashtëzakonshëm,” thot Gashi, duke shtuar se USAID-i asaj i ofroi më tepër se thjeshtë një grant - i ofroi mbështetje dhe inkurrajim të pakursyer.
“Ata [USAID-i] më ndihmuan që të shihja se ku isha, dhe si të avancoja deri atje ku dëshiroja të arrij,” thot ajo.
Programi për Ndërmarrësit e Rinj i USAID-it, i cili zhvillohet gjatë periudhës shtator 2010 deri në shtator 2013, është i disenjuar që t’u dalë në ndihmë ndërmarrësve të rinj në Kosovë, të moshes 18-35 vjeç. USAID-i është i vetëdijshëm se ndërmarrësit e rinj kanë nevojë për më shumë se thjeshtë një trajnim – ata kanë nevojë për kapital dhe mbështetje në kohë reale, gjatë fazës së hershme kritike menjëherë pas themelimit të biznesit. Me qëllim që t’u sigurojë këtë mbështetje, programi ofron grante fillestare adekuate për bizneset e sapothemeluara dhe opsionet e kthimit me këste, shoqëruar me trajnime praktike dhe shërbime të vazhdueshme të aftësimit për ndërmarrjet e reja.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.