Flag of Kosovo

TRANSFORMIMI I RRETHANAVE JETËSORE

Language: English | Serbian | Shqip
Gjykatat e Kosovës reduktojnë lëndët e prapambetura  dhe zvarritjet

USAID-i, përmes Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë (JSSP), po ndihmon gjykatat e Kosovës në zgjidhjen më efikase të lëndëve dhe reduktimin e zvarritjeve gjatë procesuimit të tyre. Pas vetëm një viti veprimtarie të tij, ky program ka arritur rezultate të konsiderueshme.

Gratë fermere në Kosovë realizojnë potencialin e tyre

Në fshatin e Sylhane Ramadanit, në Gotovushë, lulet nuk janë thjeshtë vetëm për t’u dhuruar, por nga ato gjithashtu edhe fitohet.   Fshatarët e këtij cepi malor dhe multietnik në pjesën jugore të Kosovës ende u dhurojnë lulet e rritura nëpër kopshte miqve dhe fqinjëve të tyre. Megjithatë, gjithnjë e më tepër, gratë fermere po kultivojnë, përpunojnë, dhe po u shesin lulet grumbulluesve për t’i eksportuar ato në Europë. Si rrjedhojë e këtyre shitjeve, gratë fermere të kësaj zone të thellë rurale po realizojnë të ardhura shtesë shumë të mirëseardhura.  

Ish-nxënësit kthehen në shkollën e tyre në Kosovë për t’u prirë ndryshimeve

Fitim Selimi punonte si asistent i mësimdhënjes në Shkollën e Mesme të Prishtinës kur fitoi bursën e USAID-it në vitin 2014. Dy vite më vonë, pasi mbaroi studimet postdiplomike në Universitetin Willamette, duke fituar diplomën master nga administrimi i biznesit, Selimi u kthye në këtë shkollë në cilësinë e menaxhuesit të afarizmit dhe burimeve njerëzore.  

Ndërmarrjet kosovare lidhin marrëveshje 14 milionëshe në shitje të reja në tregjet e eksportit përmes ndihmës të USAID-it

Kur familja e Taulant Rexhepit në Kosovë bleu ndërmarrjen a sapoprivatizuar të radiatorëve, qëllimi parësor i tyre ishte zvogëlimi i nevojës për import në vendin e ri dhe, mundësisht, përmbushja e kërkesës në rritje për stufa me biomasë. Tre vjet më vonë, kompania e tyre Enrad, tejkaloi të gjitha pritshmëritë në tregun vendor, prandaj ata drejtuan shikimin përtej kufirit.

Bashkpunëtorët profesional të USAID-it punojnë krah për krah me personelin e gjykatës në Zyrën e Regjistrimit (Shkrimoren) të Gj

Qershor 2015 – Kur struktura e re e Gjyqësorit hyri në fuqi në Kosovë, në janar të vitit 2013, gjykatat fituan një model më efektiv për punën e tyre të ardhshme, mirëpo vazhduan të përballen me numrin e madh të lëndëve të grumbulluara që ishin lënë pazgjidhur nën sistemin e vjetër.  

Pages