USAID-i nis programin e ri Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) me vlerë 11.8 milion dollarë amerikan

USAID-i nis programin e ri Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) me vlerë 11.8 milion dollarë amerikan
Mjedrrat e Kosovës
USAID Kosovo

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E martë, maj 5, 2015
Xheraldina Cernobregu

Prishtinë, 5 Maj – Sot, Agjencioni i Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron mbështetjen e re të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Kosovën që ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit shumë konkurrues bujqësor në vend, përmes granteve si për fermerët ashtu edhe pjesmarrësit tjerë në zingjirin bijqësor të vlerës.     

“Deri në 60% e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale, prandaj është e rëndësisë thelbësore që bujqësia të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë që rriten të ardhurat rurale. AGRO do të ndërtojë mbi sukseset e programeve bujqësore paraprake të USAID-it për të siguruar që ky sektor të mund t’i ofrojë popullatës rurale një jetë të mirë, duke inkurajuar njëherit edhe të rinjtë që të mbeten në komunitetet e tyre dhe ta shohin bujqësinë si një mundësi për punë të levërdishme dhe jo thjeshtë një mjet për mbijetesë,” thotë Drejtori i misionit të USAID-it Jim Hope.

USAID-i do të sigurojë mbështetje teknike për sektorin e bujqësisë në Kosovë me qëllim të stimulimit dhe mbështetjes së të ardhurave të fermerëve prodhues si dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tregjeve që do t’u ofrojnë përpunuesve dhe paketuesve – të cilët janë akter kyq në zingjirin bujqësor të vlerës – një prodhim të kontraktuar nga fermerët kosovar i cili do të jetë i sigurtë dhe me kosto të përballueshme. Kjo nismë do të vej theksin në: partneritetet ndërsektoriale të cilat lehtësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në këtë sektor të zhvilluar në masë të pamjaftueshme; fuqizimin e femrave dhe përfshirjen e të rinjëve; edukimin mbi sigurinë e ushqimit; dhe programet e certifikimit të cilat mbështesin eksportimin në tregjet e rëndësishme rajonale dhe europiane. Ky program do të ndihmojë fermerët që të jenë më mirë të përgatitur për t’iu përgjegjur kërkesave të tregjeve vendore dhe rajonale.                                     

Për më tepër informata mbi programet e USAID-it në Kosovë, ju lutemi vizitoni www.usaid.gov/kosovo

Agjencioni i Sh.B.A. për Zhvillim Ndërkombëtar u prinë përpjekjeve të Qeverisë së Sh.B.A. për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe për të promovuar shoqëri demokratike të qëndrueshme.