Për Shpërndarje të Menjëhershme
Uashington D.C, 12 Nëntor - James “Jim” Hope bëri sot betimin si Drejtor i Misionit të Agjencionit të Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë. Ceremonia e betimit u udhëhoq nga Zëvendës Administratori i USAID-it, Ambasadori Alfonso E. Lenhardt.
Si drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë, z.Hope do të jetë përgjegjës për menaxhimin e programit të USAID-it për mbështetje përpjekjeve të Kosovës në forcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike si dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. USAID-i ishte njëri ndër donatorët e parë ndërkombëtar në terren menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, dhe ende mbetet një nga mbështetësit financiar më të mëdhenj të Kosovës. Z.Hope do të jetë mbikqyrës i pjesës së USAID-it të kësaj mbështetjeje.
Z. Hope ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në programet e zhvillimit ndërkombëtar me USAID-in, dhe së fundi ka shërbyer si Zëvendës i Drejtorit të Misionit të USAID-it për Afganistan. Nga viti 2008 deri në 2013, ai ishte Zëvendës i Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kenia. Nga viti 2007 deri në 2008, ai udhëhoqi Ekipin Provincial të Rindërtimit (PRT) në kuadër të Misionit të USAID-it në Afganistan, dhe ishte përgjegjës për promovimin e bashkëpunimit civil-ushtarak me partnerët ushtarak të Sh.B.A.-ve dhe NATO-s. Paraprakisht, ai shërbeu në kuadër të Misionit të USAID-it në Indonezi, nga viti 2001 deri në 2007, ku udhëhoqi nismën Presidenciale për përmirësimin e arsimit themelor dhe gjithashtu punoi në rimëkëmbjen nga pasojat e tsunamit.
Para se t’i bashkohej Shërbimit të Jashtëm të USAID-it në vitin 2000, z. Hope punoi si Zyrtar i Programit pranë Misionit të USAID-it në Bosnje dhe Hercegovinë, nga viti 1995 deri në 1999, duke mbështetur implementimin e Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit; në kuadër të Misionit të USAID-it në Poloni, nga viti 1994 deri në 1995, punoi në mbështetjen e tranzicionit të Polonisë drejtë demokracisë dhe procesit të reformave ekonomike.
Z. Hope u lind në Nju Jork, u rrit në Boston, ndërsa aktualisht si vendbanim ka qytetin Austin të Teksasit. Ai fitoi diplomën e studimeve themelore nga fusha e historisë në Universitetin Amerikan, ndërsa diplomën e nivelit Master nga lëmia e Studimeve Ruse dhe të Europës Lindore e fitoi në Universitetin e Jejllit. Ai flet gjuhën Polake. Ka një vajzë e cila quhet Katherine.
Populli amerikan, përmes Agjencionit të Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar, ofron asistencë ekonomike dhe humanitare anembanë botës për më shumë se 50 vjet.
###
Për më shumë informata mbi programet e USAID-it, vizitoni www.usaid.gov
Pres Kontakti: Misioni i USAID-it në Kosovë
Telefon: + 381 38 59 59 3000
Email: kosovousaidinfo@usaid.gov
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.