Një sasi e tepërt e verës ka provokuar një krizë në zemër të rajonit që kultivon rrushin në Kosovë. Çdo vjeshtë, pronarët e vreshtave lënë të kalben mijëra ton kabernet, merlot dhe lloje të tjera të rrushit të pashitur. Ndërkohë që, ky vend i varfër në Evropën juglindore importon 30 për qind të rrushit të tryezës që konsumon. Mospërputhja midis ofertës dhe kërkesës mashtron fermerët e Kosovës dhe shton balancin tashmë asimetrik të tregtisë. Kjo gjithashtu nxit dhunë të rastit, gjatë protestave të organizuara nga kultivuesit e frustruar të rrushit që kërkojnë ndihmën e qeverisë.
USAID vërejti se situata e përgjithshme krijoi një rast për të ndërhyrë në mënyrë që do të çojë drejt rezultateve pozitive për kultivuesit, konsumatorët dhe Kosovën në tërësi. Në mes të marsit 2013, USAID-i, permes projektit Mundësitë e Reja për Bujqësi, filloi me shndërrimin tepër të shpejtë të një pjese të vreshtave të rrushit të verës të Kosovës, duke ndihmuar në rishartimin e hardhive për të prodhuar rrush tryeze më fitimprurës.
Procesi i rishartimit ruan çdo nënshartesë të hardhisë, por ndryshon varietetin e frytit që rritet nga shartesa. Në këtë mënyrë, një vreshtë e madhësisë modeste e rrushit të verës mund të shndërrohet në prodhimin e rrushit të tryezës me një procedurë të shkurtër. Rishartimi është gjithashtu më i lirë se çrrënjosja në masë dhe rimbjellja e vreshtës.
Të sponsoruar nga USAID, dy ekspertë Italianë kohëve të fundit demonstruan teknikën për 25 kultivues të rrushit në një vreshtë mbi këtë qytet, që është qendër e industrisë së rrushit në Kosovë. Zijadin Derguti mori pjesë për të mësuar një aftësi që mund ta përdorë për të ndihmuar veten e tij - dhe të tjerët.
“Problemi është se ne nuk mund të shesim atë që jemi duke kultivuar tani. Bodrumet thjesht nuk janë duke blerë, “ tha Derguti, shartues profesional dhe pronar i vreshtës një-hektarëshe.
Rishartimi, i quajtur shartimi i një varieteti të ri, së pari përfshin krasitjen e hardhisë. Më pas, një syth i shkurtër, ose një kalem, i një varieteti të ri futet në hardhi. Brenda një muaji, indet e nënshartesës dhe kalemit bashkohen. Vlelja mund të rifillojë sezonin e ardhshëm.
USAID po mbështet shndërrimin e 10 vreshtave në zonën e Rahovecit duke importuar 88,000 kalema të dhjetra varieteteve të rrushit të tryezës, duke përfshirë red globe dhe Thompson seedless. Sasia mjafton për të rishartuar pesë hektarë vreshta që tash përdoren për prodhimin vendor jofitimprurës të rrushit të verës.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.