Shkurt 2017 — Kosova rishtazi filloi që të adresojë një problem brenda sistemit të saj të drejtësisë – numrin e madh të lëndëve të grumbulluara që presin shqyrtim gjyqësor – problem ky i cili po gërmonte themelet e ndarjes së drejtësisë. Tani, lëndët që prisnin për vite me radhë po ecin përpara.
USAID-i, përmes Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë (JSSP), po ndihmon gjykatat e Kosovës në zgjidhjen më efikase të lëndëve dhe reduktimin e zvarritjeve gjatë procesuimit të tyre. Pas vetëm një viti veprimtarie të tij, ky program ka arritur rezultate të konsiderueshme.
Nga maji i vitit 2016, duke punuar me gjykatat themelore në Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prishtinë, USAID-i u ka ndihmuar atyre që të përmbyllin më shumë se 6.200 lëndë – ose 16 përqind – nga numri i gjithmbarshëm prej 39.500 lëndësh, civile dhe penale, të grumbulluara brenda sistemit gjatë më shumë se dy viteve.
Vetëm Gjykata Themelore e Prishtinës arriti që të eliminojë mbi 3.000 lëndë të prapambetura duke i falënderuar nismës për reduktimin dhe parandalimin e lëndëve të prapambetura.
“Me ndihmën e personelit të USAID-it, ne i’a dolëm që të përmbyllim lëndë të cilat nuk ishin adresuar për vite me radhë. Kjo punë pati ndikim pozitiv në marrëdhënjet e gjykatës me qytetarë.” tha Hamdi Ibrahimi, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës. “Gjatë disa viteve të fundit, gjykata ka shqyrtuar lëndë të vjetra të cilat kanë qëndruar të patrazuara për më shumë se një dekadë, dhe ky angazhim me siguri se reflekton pozitivisht në ripërtritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.”
Po aq mbreslënës janë rezultatet e arritura nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, duke përfshirë edhe komunat veriore të Zubin Potokut dhe Leposaviqit, ku USAID-i ndihmoi që të eliminohen 1.200 lëndë të prapambetura.
“Besoj se shumica e qytetarëve e vlerësojnë këtë punë që po bëhet, sepse ata janë përballur me vështirësi në realizimin e të drejtave të tyre për shkak të numrit të madh të lëndëve të prapambetura,” theksoi Ali Kutllovci, Kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Me qëllim të mbështetjes dhe zgjërimit të këtyre arritjeve, programi i USAID-i u ka suguruar gjykatave partnere të tij 39 strategji për reduktimin dhe parandalimin e lëndëve të prapambetura, me të cilat përmirësohet procesuimi i lëndëve. Ai do të vazhdojë me reduktimin e lëndëve të pazgjidhura të grumbulluara si dhe me ridizajnimin e praktikave gjyqësore, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe adoptimit të një reagimi më adekuat ndaj nevojave të qytetarëve, duke futur në këtë mënyrë standarde europiane në gjykatat e Kosovës.
Programi pesëvjeçar i Forcimit të Sistemit të Drejtësisë, i cili filloi në janar të vitit 2016, ndërton mbi përpjekjet paraprake të USAID-it për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për sigurimin e një funksionimi profesional, efikas dhe llogaridhënës të sistemit të drejtësisë.
LINKS
Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.