Flag of Albania

Rritja Ekonomike dhe Tregtia

Language: English | Shqip

 

Festivali i Mandarinës në Xarrë
Mbështetja e USAID ka sjellë ndryshime në sektorin e kultivimit të agrumeve. Investimet në infrastrukturë po ulin kostot dhe po rrisin cilësinë e prodhimeve; gjithashtu, komuniteti po kupton nevojën e inovacioneve dhe të kërkimeve të vazhdueshme.
USAID/Shqipëri

Kushte të krijuara për rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse

Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm që nga viti 1992, por ende përballet me sfida ekonomike të konsiderueshme, ku përfshihen nivelet e ulëta të pjesëmarrjes në tregun zyrtar të punës, lidhjet e kufizuara me tregjet e jashtme, mungesa e aksesit ndaj kapitaleve për shtytësit kryesore të rritjes dhe vatrat e përhershme të varfërisë së madhe. Gjatë viteve të fundit, kriza financiare e vendeve fqinje të Shqipërisë, veçanërisht e Greqisë dhe e Italisë, ka ndikuar mbi Shqipërinë dhe kërcënon t’i kthejë prapa përparimet ekonomike dhe politike të dhjetëvjeçarit të fundit dhe të dobësojë stabilitetin e rëndësishëm të vendit.

Shqipëria ka nevojë për shumë vite rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme ekonomike, për të arritur nivelet e të ardhurave të BE. Meqënëse kjo rritje mund të arrihet vetëm me një sektor privat të fuqishëm e konkurrues, Shqipëria duhet të krijojë dhe të mbështetë një mjedis biznesi të çliruar nga korrupsioni dhe nga politikat e pamenduara mirë, me qëllim që të rritet dhe të ecë përpara, dhe, çka është shumë e rëndësishme, të hapë vende pune për të rinjtë, numri i të cilëve është i madh dhe në rritje. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (që përbëjnë rreth 99 për qind të të gjitha ndërmarrjeve në Shqipëri) janë një forcë shtytëse për krijimin e vendeve të punës dhe për rritjen ekonomike. Pavarësisht disa përmirësimeve, ndërmarrjet private shqiptare ende nuk janë të përgatitura për t’iu përgjigjur tregtisë ndërkombëtare dhe oportuniteteve të investimit, për të çuar përpara rritjen e bizneseve të tyre, dhe për të rritur shitjet në tregjet e brendshme e të jashtme.

Programi i USAID ofron asistencë teknike në drejtime të caktuara, që kontribuon për një konkurrueshmëri më të madhe, për rritje ekonomike, dhe për stabilitet makroekonomik, çka do të mundësojnë një standard jetese në Shqipëri më pranë vendeve të tjera të Europës. Programet ofrojnë asistence teknike, trejnime dhe ndërtim kapacitetesh, me fokus krijimin e kushteve për rritje. Përveç kësaj, programet bashkëpunojnë me sektorin financiar për të përmirësuar aksesin në kapitale për shtytësit kryesore ekonomike, siç janë ndërmarrjet e vogla e të mesme, fermerët dhe agrobizneset. USAID zbaton projekte nëpërmjet shoqërive dhe organizatave shqiptare, partneriteteve publik-privat, dhe shoqatave e bizneseve, që këto të arrijnë të shfrytëzojnë fondet e partnereve të zhvillimit, veçanërisht të Asistencës Para-Aksesim, kur kjo është e mundur. 

Featured Article:

"Albanian Farmers Weather Chaning Economic Environment"