Për Shpërndarje të Menjëhershme
USAID dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri, shpallën sot Qendrën për Edukimin Ekonomik & Biznesin (CEBE) si fituesin e parë të grantit për projektin "Turizmi si Potencial Zhvillimi". Në 32 muajt e ardhshëm, CEBE do të krijojë dhe do të verë në funksion të parin Fond në Shqipëri për Investimet dhe Financimin në Turizëm, një fondacion shumë-partnerësh, në pronësi të anëtarëve dhe jofitimprurës, që do të investojë dhe do të këshillojë sipërmarrjet e vogla, ekzistuese ose të reja, në sektorin e turizmit.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Përfaqësuesi i USAID-it, Marcus A. Johnson, Përfaqësuesja e Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Suedisë, Birgitta Jansson, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mbajtën fjalën e rastit në ceremoninë e shpalljes së Fondit.
Fondi për Investimet dhe Financimin në Turizëm, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe të bashkive Belsh (Qarku Elbasan), Himarë dhe Tiranë, do të investojë në sipërmarrjet e vogla agroturistiske dhe ekoturistike në zonën e Liqeneve të Belshit, të Himarës së Vjetër dhe të Pëllumbasit.
Gjatë 5 vjetëve të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia do të investojnë 6 milionë dollarë, që do të bashkohen me 3 milionë dollarë fonde nga projektet fituese, për të nxitur krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në sektorin e turizmit në Shqipëri.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.