Për Shpërndarje të Menjëhershme
Sot Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, (PLGP), në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) dhe Shoqatën për Autonominë Vendore SHAV, prezantuan “Decentralizimi: një vit më pas”, një konferencë ku ekzaminohet progresi qe ka bërë Shqipëria gjate këtyre muajve që nga fillimi i Reformës Administrative dhe Territoriale (RAT) dhe përpjekjeve të tjera të decentralizimit. Konferenca pati si qëllim të saj nxitjen dhe rritjen e dialogut jo-partiak midis vendim-marrësve vendor si dhe ndarjen e mësimeve të nxjerra, mundësive dhe sfidave që lidhen me procesin e decentralizimit. Përfaqësuesja e USAID/Shqipëri, Catherine Johnson; Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi; President i SHAV dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidentja e SHBSH dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, mbajtën fjalët e rastit. Pjesëmarrës ne konferencë ishin kryetarët e 61 bashkive të Shqipërisë, përfaqësues nga Ministritë e Shtetit për Çështjet Vendore, Ekonomisë dhe Financave, OJQ-të dhe komuniteti i donatorëve që punojnë për qeverisjen vendore.
Objektivat e konferencës ishin diskutimi i çështjeve te rëndësishme te qeverisjes vendore si performanca e bashkive, planifikimi dhe kontrolli i territorit financat dhe buxheti, shërbimet vendore, angazhimi qytetar në nivel vendor, njësitë administrative, transparenca, marrëdhëniet dhe komunikimi me qeverinë qendrore. dhe rishikimi i zbatimit te Strategjisë së Decentralizimit nga pikëpamja e qeverisjes vendore e cila në vetvete shërben si një mundësi për institucionet e qeverisë qendrore dhe partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë që të përshtatin programet dhe aktivitetet e tyre bazuar në nevojat e qeverisjes vendore.
USAID-it punon si në nivel qendror ashtu edhe atë vendor për nxitjen e qeverisjes së mirë dhe demokracisë vendore dhe i ndihmon ato për të trajtuar çështje me interes të përbashkët të qeverisjes vendore. Një nga çështjet e rëndësishme është edhe decentralizimi. Zbatimi i Reformës Administrative-Territoriale si dhe i reformave të tjera që ndikojnë në mënyrë te ndjeshme në suksesin e saj përbëjnë sfida të mëdha për Qeverinë e Shqipërisë. Me mbështetjen dhe ekspertizën e USAID-it në muajin korrik 2015 u përgatit dhe u miratua Strategjia e re Kombëtare e Decentralizimit dhe Qeverisjes vendore. Po ashtu, me mbështetjen e USAID, Kuvendi miratoi ligjin e ri organik Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Njësitë e qeverisjes vendore partnere të Projektit USAID/PLGP janë: Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja, Berati, Kuçova, Patosi, Vlora, Saranda, Elbasani, Korça, Vora dhe Kamza.
# # #
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.