Për Shpërndarje të Menjëhershme
SHKODËR – Sot Drejtori i USAID në Shqipëri, Marcus Johnson, sëbashku me Ambasadorin e OSBE-së Florian Raunig prezantoi Nismën “Drejtësi pa Vonesa”. Secili nga folësit theksoi angazhimin e institucioneve të tyre për “Drejtësinë pa Vonesa” si një mekanizëm për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek gjyqësori si dhe përmirësimin e aksesit në drejtësi. Drejtorit Johnson dhe Ambasadorit Raunig ju bashkua edhe Ambasadori Johann Sattler i Ambasadës Austriake, dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe pjesëmarrës midis të tjerëve ishin përfaqësues të lartë të sektorit të drejtësisë dhe Kryetarët e Gjykatave në rang Apeli, Rrethi dhe Administrative, të cilët do të jenë bashkëpunëtorë të rëndësishëm për këtë nismë të re.
Në 2013 OSBE dhe Projekti i USAID JuST bashkuan përpjekjet për të filluar Nismën “Drejtësi pa Vonesa”. Në 2013 filloi një program për të ndihmuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vetëm pas pak muajsh zbatimi, Gjykata prodhoi rezultate domethënëse në bërjen e gjykimeve më efektive. Ka patur një ulje thelbësore në numrin e seancave gjyqësore jo produktive, numri mesatar i seancave gjyqësore për çështje ra në mënyrë domethënëse, dhe numri i çështjeve të zgjidhura nga çdo gjyqtar pothuajse u dyfishua. Nisma u shtri më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë në 2014, dhe në Gjykatat e Pukës dhe Tropojës në 2015. Gjyqtarët dhe stafi mbështetës, nën udhëheqjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe lokalë analizojnë arsyet e origjinës për vonesat në gjykatën e tyre dhe angazhohen për një planifikim dhe administrim të përmirësuar të çështjeve duke forcuar bashkëpunimin me pjesëmarrësit në gjykim, përfshirë institucionet shtetërore. Në prezantimin e kësaj nisme Drejtori Johnson tha “Drejtësia pa Vonesa përfaqëson një metodë praktike dhe pragmatike sesi mund të përmirësohet sistemi gjyqësor. Përgjithësisht, gjithçka duhet për ta zbatuar është vullnet, lidership nga gjyqësori dhe arsyetim praktik.”
Bazuar në suksesin e programit në katër gjykatat e para, Nisma e Drejtësisë pa Vonesa do të shtrihet tani në të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore në vend. Nisma do të vazhdojë të mbështetet nga USAID nëpërmjet Projektit të ri Drejtësi për të Gjithë dhe nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e cila është në partneritet përsa i përket financimit me Agjencinë Austriake për Zhvillim. Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë vazhdojnë t’i japin mbështetjen e plotë teknike kësaj nisme. Zbatimi ka filluar tashmë në Gjykatën e Rrethit Durrës dhe shumë shpejt do të vazhdojë në Gjykatat e Rretheve Kukës, Lezhë dhe Shkodër. USAID dhe OSBE bëjnë me dije se të gjitha Gjykatat e Rretheve do ta kenë zbatuar Projektin deri në Shkurt 2019.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.