USAID, Yunus Social Business Balkans Fillojnë Bashkëpunimin

Fletëpalosje për veprimtarinë Rrjetëzimi i Shpejtë
USAID dhe Yunus Social Business Balkans do të promovojnë sipërmarrjen dhe zhvillimin e "bizneseve sociale" në komunitetet e keqshërbyera dhe në nevojë.
Yunus Social Business Balkans

Projekti do të mbështesë sipërmarrësit shqiptarë

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E shtunë, shkurt 20, 2016

TIRANA - USAID/Shqipëri dhe Yunus Social Business Balkans (YSB Balkans) kanë filluar një partneritet publik-privat trevjeçar, në vlerën 3.2 milionë dollarë, që synon të mbështetë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht bizneset sociale[1]. Për të shpallur publikisht këtë partneritet, Përfaqësuesi në Shqipëri i USAID-it, Marcus Johnson, Drejtori i Programit të YSB, Daniel Nowack, dhe Drejtori Rajonal i YSB Balkans, Shkëlzen Marku, pritën sot një grup sipërmarrësish të rinj në veprimtarinë e YSB Balkans "Nxitja e Rrjetëzimit Profesional dhe Krijimi i Partneriteteve", në “E Jona Café”, Tiranë. Veprimtaria ishte një mundësi e mirë për sipërmarrësit për të hyrë në kontakt, për të krijuar partneritete dhe për të shkëmbyer ide me aktorë kryesorë të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri, përfshirë krijues të komunitetit të startup-eve, mbështetës të ekosistemit (USAID, PNUD, Swisscontact-SECO, AIDA etj.) dhe sipërmarrës të suksesshëm shqiptare.

Ky partneritet bazohet në Marrëveshjen e Mirëkuptimit midis Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe YSB Global Initiatives, nënshkruar në korrik 2013, për të bashkëpunuar për nxitjen e sipërmarrjes dhe zhvillimin e “bizneseve sociale" në komunitetet e nën-shërbyera dhe në nevojë, në mbarë botën, dhe për krijimin e fondeve për inkubatorin e bizneseve sociale në një sërë të targetuar vendesh në zhvillim.


[1] Biznesi Social është një shoqëri e krijuar për përfitim social, dhe jo për përfitim privat. I iniciuar nga Laureati i Çmimit Nobel për Paqen, Prof. Muhammad Yunus, ai është një lloj biznesi që fokusohet në trajtimin e problemeve specifike, sociale ose mjedisore, në mënyrë të vetëqëndrueshme financiarisht.