USAID Fillon Konsultimet për Draftin e Ligjit të Ri për Qeverisjen Vendore

Një grup njerëzish të ulur në një tryezë mbledhjesh
USAID po punon me ligjvënësit shqiptarë për shumë pjesë të legjislacionit në mbështetje të decentralizimit.
Durim Tabaku, Projekti i USAID-it për Planifikim dhe Qeverisje Vendore

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E hënë, mars 9, 2015
Stephanie A. Pepi
+355-4-229-3384

TIRANË, SHQIPËRI--Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z Bledi Çuçi dhe Përfaqësuesi i USAID/Shqipëri, z. Marcus Johnson morën pjesë sot në tryezën e parë konsultative të organizuar për të diskutuar Ligjin e ri “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" në Shqipëri. USAID po mbështet Qeverinë e Shqipërisë për hartimin e ligjit për të reflektuar ndryshimet aktuale ekonomike dhe territoriale, i cili do të mundësojë menaxhim më të mirë të strukturave, burimeve dhe ofrimin e shërbime vendore për qytetarët. Takimi pati për qëllim mbledhjen në tryezë të palëve të interesuara për të ndarë konsiderata mbi ligjin aktual dhe për të marrë mendimet e tyre mbi vizionin dhe strukturën e ligjit të ri.

Në takim morën pjesë kryetarë të bashkive nga njësitë vendore partnere të Projektit të USAID-it për Planifikim dhe Qeverisje Vendore dhe të Projektit Zviceran për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor, si edhe përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë.

Projekti  i USAID-it për Planifikim dhe Qeverisje Vendore punon për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe zbatimin e legjislacionit dhe politikave të decentralizimit duke ofruar asistencë teknike për Qeverinë e Shqipërisë dhe njësitë e qeverisjes vendore.