Për Shpërndarje të Menjëhershme
KORÇË, SHQIPËRI Sot, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe Drejtori i Projekteve të USAID/Shqipëri, Dennis Wesner, përuruan qendrën bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve bashkiake për qytetarët dhe bizneset. Qendra funksionon përmes 13 pikave të ndryshme në mbarë territorin e bashkisë dhe do t’u sigurojë banorëve të qytetit dhe të 7 njësive administrative (ish komunave) mundësinë për të marrë 73 shërbime të ndryshme, të ofruara nga rreth 10 departamente të ndryshme të Bashkisë.
Pjesëmarrës në veprimtari ishin stafi i Bashkisë, administratorë të njësive të qeverisjes vendore, anëtarë të Komisionit Këshillimor Qytetar, vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe të ftuar të tjerë nga bashkia, si dhe përfaqësues nga komuniteti i donatorëve dhe anëtarë të Komitetit Drejtues të projektit STAR (Mbështetje për Reformën Administrative-Territoriale). Në emër të Qeverisë Shqiptare, Projekti STAR synon të përsëritë modelin Shërbime-në-Një-Ndalesë në të 61 bashkitë e Shqipërisë.
USAID i ka ofruar mbështetje dhe ndihmë të konsiderueshme Bashkisë së Korçës për projektimin, përgatitjen dhe zbatimin e Zyrës-me-Një-Ndalesë, për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien në punët e qeverisjes vendore.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.