Takim rajonal për përmirësimin e legjislacionit të financave vendore

Pjesëmarrës në takimin për legjislacionin e financave vendore në Shqipëri
USAID po mbështet politikëbërësit në Shqipëri për të përgatitur një ligj të ri për financat e qeverisjes vendore.
Ambsada e SHBA në Tiranë

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E martë, shkurt 9, 2016

Si të bëjmë një ligj për financat vendore që do të sigurojë burime të mjaftueshme për një qeverisje vendore kompetente dhe efikase? Kjo ishte tema e seminarit rajonal "Praktikat më të mira në legjislacionin e financave të pushtetit vendor: Përvoja e Evropës Juglindore dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria” të organizuar më 9 dhe 10 shkurt në Tiranë nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) dhe Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Europës Juglindore (NALAS).

Aktiviteti mblodhi së bashku 70 përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministri për Çështjet Vendore, njësi të qeverisjes vendore, shoqata të qeverisjes vendore, institucione dhe donatorë, si dhe nga zyra e Kryeministrit dhe Presidentit të Shqipërisë. Seminari u fokusua në promovimin e dialogut rajonal për mekanizmat dhe ligjet e financimit ndërqeveritar të nevojshme për theksimin e decentralizimit fiskal. Takimi u përshëndet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministri për Çështjet Vendore, si dhe Përfaqësuesi i USAID në Shqipëri, Marcus Johnson.

Ekspertë nga gjithë rajoni i Europës Juglindore ndanë eksperiencat e vendeve të tyre në procesin e decentralizimit dhe delegimit të funksioneve publike, me vëmendje të veçantë në legjislacionin e financave vendore. Në seminar u diskutuan probleme të përbashkëta, avantazhet dhe disavantazhet e qasjeve të ndryshme legjislative, komunikimi ndërqeveritar, çështje që lidhen me politikat financiare dhe mësimet e nxjerra nga vende të ndryshme të rajonit. Seminari gjeneroi mundësi dhe rekomandime strategjike në ndihmë të arritjes së stabilitetit financiar të njësive vendore në Shqipëri.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
Znj. Jelena Janevska, Menaxhere e NALAS për Dijen dhe Komunikimin, janevska@nalas.eu, ++389 70 280 582, www.nalas.eu.
***

Rreth NALAS: Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS) u krijua në vitin 2001 si rezultat i sfidave me të cilat po ballafaqohej vetë-qeverisja në Europën Juglindore. NALAS-i promovon bashkëpunimin rajonal midis 15 shoqatave të qeverisë vendore, përfshirë edhe Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë. Me anë të rrjetëzimit, ndarjes së praktikave më të mira dhe aktivteteve specifike të trajnimit NALAS ndihmon shoqatat e qeverisë vendore që të zhvillojnë kompetencat, burimet dhe kapacitetet e tyre institucionale për të rritur decentralizimin dhe promovuar zhvillimin e komuniteteve në vendet përkatëse. NALAS gjithashtu ndihmon shoqatat e qeverisjes vendore në aktivitetet e tyre të advocacisë dhe lobimit. Për më shumë informacion www.nalas.eu.

Rreth PLGP: Që prej vitit 2012, Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisja Vendore (PLGP) ka ndihmuar Qeverinë e Shqipërisë për të krijuar një system të qeverisjes vendore që përputhet me standartet dhe praktikat ndërkombëtare, me anëtarësimin ne BE dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për çdo bashki dhe për tërë vendin në përgjithësi. PLGP ndihmon në ngritjen e kapaciteteve për përmirrësimin e qeverisjes vendore, kryerjen me efektivitet të shërbimeve vendore, planifikimin dhe manaxhimin e qëndrueshëm të rritjes urbane dhe rajonale dhe mbështetje për decentralizimin efektiv financiar dhe administrativ. Për më shumë informacion: www.plgp.al.