Deklaratë e Përbashkët nga Partnerët Ndërkombëtarë mbi Reformën Territoriale-Administrative

Një grup zyrtarësh shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin pas nënshkrimit të marrëveshjes STAR II
Përfaqësuesit e Qeverive të Suedisë, të SHBA-së dhe të Zvicrës nënshkruajnë fillimin e fazës së dytë të projektit Mbështetje për Reformën Territoriale-Administrative.
Qeverisë Shqiptarë

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E hënë, shkurt 9, 2015
Stephanie A. Pepi
+355 4 229 3384

Ministër Çuçi, Shkëlqesi, Kolegë,

Pak më shumë se një vit më parë, ju, Ministër Çuçi, na ftuat këtu për të nisur reformën Territoriale dhe Administrative të vendit tuaj. Që atëherë, janë marrë vendime politike dhe legjislative për konsolidimin në Shqipëri të 373 njësive të qeverisë vendore në 61.

Është arritur në një moment të rëndësishëm për të krijuar themelin për njësi funksionale të qeverise vendore.

Ishte i ndërlikuar, por i suksesshëm, procesi që ju drejtuat në mënyrë të hapur, konsultative dhe në kohën e duhur. Ne ju përgëzojmë për këtë.

Ne jemi gjithashtu të gezuar të vemë në dukje se ekspertiza, burimet njerëzore dhe financiare që u vune në dispozicion të kësaj reforme, ju kanë mbështetur në arritjen e këtij momenti të rëndësishëm.

Z. Ministër, Kolegë,

Reforma territoriale dhe administrative përbën një bazë të nevojshme, por jo të mjaftueshme, për objektivin strategjik për të cilin u takuam një vit më parë: një sistem qeverisjeje vendore i përgjegjshem ndaj shoqërisë, përfshirës demokratikisht, funksional administrativisht, i cili ofron shërbimet për të cilat shqiptaret dhe shqiptarët kanë nevojë, dhe që jep llogari para tyre. Nje sistem i tille qeverisjeje vendore është gjithashtu me rëndësi kritike për integrimin europian të Shqipërisë.

Njësitë e reja qeverisëse që do të dalin nga konsolidimi, do të jenë baza për një sistem të tillë qeverisjeje, nëse ai (konsolidimi) plotësohet me reforma të tjera, sidomos me atë të decentralizimit, të administratës publike, të shërbimit civil dhe me reformën fiskale, si dhe me inovacione në ofrimin e shërbimeve. 

Ne jemi të gatshëm t’i mbështetim ato, veçanërisht në fazën e tyre fillestare dhe në integrimin e tyre me reforma të tjera. Ne, gjithashtu, shpresojmë se më shumë  gra do të inkurajohen të drejtojne këto njësi të reja qeverisëse dhe të shërbejnë në këshillat e reja bashkiake.

Qeveritë e Italisë, të Zvicrës, të Shteteve të Bashkuara dhe të Suedisë kanë ofruar mbështetje financiare dhe teknike për kryerjen e reformës territoriale dhe administrative të Shqipërisë, nëpërmjet PNUD-it. Sot ne jemi të gëzuar të njoftojmë dhënien e kontributeve,  nga qeveritë e SHBA-së, të Zvicrës dhe të Suedisë, për fazën e dytë të këtij Projekti.

Ne ju përgëzojmë për rezultatet efektive të arritura deri tani në forcimin e qeverisjes vendore në vendin tuaj. Ne ju urojmë sukses në konsolidimin e ardhshëm të njësive të qeverisjes vendore për një sistem qeverisjeje më efektiv e demokratik, për shqiptaret dhe shqiptarët.

Deklarata e mësipërme u dorëzua nga Patrik Svensson, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Suedisë, në emër të Italisë, të Zvicrës, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Suedisë.