Fermerët Kosovar Fitojnë Linjën Kreditore Shumë të Nevojshme

Fermerët Kosovar Fitojnë Linjën Kreditore Shumë të Nevojshme
Fermeri i qumështit dhe drithrave Baki Gashi, u bë pronari i 1000-të i një agrobiznesi që u pajis me Agrokartelë.
Bridget Nurre, USAID
Agrokartela u ofron kredi 1000 përdoruesve gjatë pesë muajve të parë të lëshimit të saj
“Kjo kartelë do të më ndihmojë shumë në punën time.”

Shtator 2014— Qasja në financim është një sfidë e vazhdueshme për bizneset e vogla bujqësore në Kosovë, fitimet e të cilave gjatë një viti me shitje të ulët shpesh shterrohen para se të mund të shfrytëzohen për rritjen e të mbjellave të vitit të ardhshëm. Për të adresuar këtë problem, USAID-i rishtazi hyri në partneritet me Bankën TEB për të dalur së bashku me Agrokartelën – një kartelë krediti posaçërisht e dizajnuar për të rritur rrjedhën e parave të gatshme për fermerët në prag të sezonit të mbjelljes në pranverë.

Çdo fermer në Kosovë ballafaqohet me vështirësi kur të vij koha për të siguruar shuma të nevojshme parashë në pranverë, për blerjen e materialeve të domosdoshme për sezonin e mbjelljeve,” thotë Baki Gashi, fermer i qumështit dhe drithrave dhe njëherit pronari i 1000-të me radhë i një agrobiznesi i cili u kualifikua për Agrokartelën e Bankës TEB. “Kjo kartelë do të më ndihmojë shumë në punën time.”

Megjithëse bujqësia është traditë e familjes Gashi, Bakiu udhëheq me fermën e tij vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit, me ndihmën e antarëve të familjes dhe të një puntori lokal. Gjatë kësaj kohe, ai pati sukses që të zgjërojë tufën e tij të lopëve nga tri sosh në 36, ndërsa tani shpreson se Agrokartela do t’i mundësojë që të zgjërojë edhe prodhimin e misrit dhe grurit.

“Shpenzimi më i madh në prag të sezonit të mbjelljes është karburanti,” shpjegon Gashi. “Do t’a shfrytëzoj kartelën për të blerë karburantin, farët dhe plehun e nevojshëm për të zgjëruar të mbjellat e mia pranverën e ardhshme.”

Gashi jeton në rajonin e pasur bujqësor të Rahovecit, në pjesën perëndimore të Kosovës. Sikurse edhe shumë fermerë të tjerë kosovar, ai është ballafaquar me vështirësi kur i është dashur që të sigurojë një kredi përmes sistemit bankar për të zgjëruar biznesin e tij. Aktualisht, vetëm 4 përqind e kreditimit të gjithmbarshëm shkon në sektorin e bujqësisë.

Programi i USAID-it i Mundësive të Reja për Bujqësi vepron në sektorin e bujqësisë në Kosovë nga viti 2011, duke ndihmuar zhvillimin e agrobizneseve siç është ai i Baki Gashit. Duke parë ndikimin e madh të cilin një linjë kreditore do ta kishte në rrjedhën e parave të gatshme të një biznesi të vogël bujqësor, programi i’u drejtua Bankës TEB në vitin 2013 për të zhvilluar në partneritet me te një kartelë kreditore për fermerët. Si pjesmarrëse në Autoritetin e Kredive Zhvillimore (DCA) të USAID-it, i cili garanton kreditë për bujqësi, Banka TEB – dhe personeli i saj me përvojë në fushën e kreditimit të bujqësisë – menjëherë i’u mvesh punës.

Agrokartela u fut në përdorim në shkurt të vitit 2014 dhe i’u vu në dispozicion agrobizneseve që kishin mbajtur një rejting kreditor të fuqishëm pranë Regjistrit të Kredive të Kosovës gjatë dy viteve paraprake. Kartela ka shkallë të interesit prej 0 përqind me grejs periudhë deri në gjashtë muaj gjatë sezonit të kultivimit nga marsi deri në gusht.

Kjo kartelë është instrumenti i fundit i qasjes inovative të USAID-it ndaj sigurimit të mbështetjes financiare për sektorin e bujqësisë në Kosovë, për fermerët e të dy gjinive – burra dhe gra, njësoj. Përmes trajnimit të rregullt në shkathtësi të ndryshme dhe përkrahjes teknike, programi i Mundësive të Reja për Bujqësi bashkëpunon ngushtë me fermerët vendor për të kuptuar sa më mirë parashikimet e rrjedhës së parave të gatshme të tyre dhe e përkthen më tej këtë në trajnime për zyrtarët bankar të huadhënjes në mënyrë që këta t’a kuptojnë më mirë ciklin bujqësor. Për një kohë të gjatë, bujqësia është konsideruar si një sektor me rrezikshmëri tepër të lartë për huadhënje nga ana e bankave të Kosovës.

TEB është njëra nga gjashtë bankat e Kosovës të cilave tani u garantohet 50 përqind e riskut të huadhënjes bujqësore nga ana e Autoritetit të Kredive Zhvillimore (DCA), me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Nga nënshkrimi i marrëveshjes me bankat në shtator të vitit 2012, ato kanë disbursuar 12 milion dollarë amerikan në emër të kredive për sektorin e bujqësisë.

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook