Në Kosovë është e pamundur të mos vërehen me mijëra fëmijë. Kosova nuk është vetëm njëri ndër vendet më të varfëra të Europës, por edhe vendi më i ri i saj. Më tepër se 35 përqind e popullsisë së saj janë të moshës nën 18 vjeç.
Vetëm 10 përqind e fëmijëve të moshës prej tre deri në pesë vjeç vijojnë ndonjë institucion parashkollor. Nga ata të moshës prej pesë deri në gjashtë vjeç, 70 përqind shkojnë në shkollë, që është nën cakun prej 100 përqind. Përderisa tradita pjesërisht mund të merret si arsye për shkallën e ulët të pjesëmarrjes, kapacitetet e pamjaftueshme poashtu ushtrojnë ndikim. Në të vërtetë, prindërit thonë, është më i vështirë regjistrimi në një qerdhe publike të fëmijëve se regjistrimi në Universitetin e Prishtinës. Përderisa USAID-vazhdon të mbështes reformën e sistemit shkollor publik në Kosovë, ai njëkohësisht është duke mbështetur edhe një numër të vogël ndërmarrësish të cilët kanë hapur institucione parashkollore dhe qerdhe të fëmijëve private. Bashkërisht, ata janë duke ofruar mundësi, të bazuar në kërkesën ekzistuese, për zgjërimin e çasjes në shkollim formal për fëmijët në një fazë kritike të zhvillimit.
USAID-i përmes programit të tij të Mbështetjes së Ndërmarrësve të Rinj, u ka siguruar mbështetje njëmbëdhjetë shkollave të tilla, duke ofruar grante dhe trajnim gjatë tërë kohëzgjatjes së projektit, i cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në shtator të vitit 2013. Në mesin e tyre ishte edhe Valbona Thaçi, pronare e “Briliantët,” një foshnjore dhe qerdhe e fëmijëve të cilën ajo e hapi në vitin 2010, duke filluar me vetëm gjashtë fëmijë. USAIDI-i i ndihmoi asaj duke mbuluar shpenzimet e instalimit të sistemit të nxemjes qëndrore, i cili zëvendësoi stufat me dru të cilat shfrytëzoheshin për nxemjen e klasave. Thaçi e zgjodhi lokacionin e saj në një ndërtesë shkollore e cila kishte kohë që rrinte e zbrazët, dhe kjo zgjedhje e saj u bazua në një analizë që ajo u bëri trendeve demografike lokale. Ndërtesa, të cilën e morri me qëra nga autoritetet komunale, gjendet në një rrethinë ekonomikisht stabile dhe tërheqëse për familjet e reja. Sot “Briliantët” vepron me kapacitet të plotë, me 60 nxënës, përfshirë edhe të bijën e Valbona Thaçit.
Edhe kur nxënësit e “Briliantët” shkojnë më tutje nëpër shkolla publike, Thaçi vazhdon të interesohet për ta dhe t'i përcjellë. Në përgjithësi, nxënësit të cilët kanë vijuar, qoftë edhe pjesërisht, edukim parashkollor janë më të sjellshëm, më të socializuar dhe më të angazhuar se moshatarët e tyre; ndërsa Thaçi nga ana e saj komenton: “Ata e dijnë domethënjen e të mësuarit.”
Programi për Ndërmarrësit e Rinj i USAID-it është disenjuar që t’u dalë në ndihmë ndërmarrësve të rinj në Kosovë, të moshes 18-35 vjeç. USAID-i është i vetëdijshëm se ndërmarrësit e rinj kanë nevojë për më shumë se thjeshtë një trajnim – ata kanë nevojë për kapital dhe mbështetje në kohë reale, gjatë fazës së hershme kritike menjëherë pas themelimit të biznesit. Me qëllim që t’u sigurojë këtë mbështetje, programi ofron grante fillestare adekuate për bizneset e sapothemeluara dhe opsionet e kthimit me këste, shoqëruar me trajnime praktike dhe shërbime të vazhdueshme të aftësimit për ndërmarrjet e reja.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.