About Macedonia
USAID-i e mbështet Maqedoninë në përpjekjet për përforcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Mbështetja e demokracisë përqendrohet në përforcimin e pavarësisë, transparencës dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor dhe në përmirësimin e mbikëqyrjes parlamentare. USAID-i po ashtu i ndihmon qytetarët për ta rritur mbikëqyrjen efektive ndaj qeverisë së tyre nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve dhe me promovimin e mediumeve të pavarura dhe legjitime.
Programi për rritjen ekonomike përqendrohet në përmirësimin e ambientit afarist dhe në rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorët që kanë një rritje potenciale dhe mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.
USAID-i punon me Ministrinë e Arsimit me qëllim që të sigurohet se të rinjtë posedojnë njohuri dhe aftësi të cilat e përforcojnë rritjen ekonomike dhe rrisin kuptimin e dallimeve që është e domosdoshme në një shoqëri multietnike. Agjencia po ashtu përpiqet që të sigurohet një qasje e barabartë për të gjithë fëmijët deri te arsimi.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.