Programi i Lidershipit Transformues – Bursa dhe Partneritete

Komponenti Bursat dhe Partneritetet i Programit për Lidership Transformues ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e kosovarëve për të sjell ndryshimin transformues në Kosovë përmes mundësive për shkollim të avancuar, zhvillim të lidershipit dhe asistencës teknike. Kjo do të realizohet përmes bursave të universiteteve, partneriteteve dhe shkëmbimeve të studentëve dhe profesorëve.

Qëllimi primar i këtij programi është që të rris numrin e profesionistëve të arsimuar për forcimin e tranzicionit dinamik të Kosovës në një ekonomi demokratike të tregut të lirë. Vlerat e demokracisë me pjesëmarrje —siç është përgjegjësia personale, llogaridhënia, ndërmarrësia dhe veprimi qytetar —mbeten të absorbohen dhe ushtrohen plotësisht nga shoqëria kosovare. Deri sa këto vlera të mishërohen në kulturë, mund të rrezikohet zhvillimi i Kosovës si shoqëri vibrante. Liderët e ardhshëm do të zhvillohen në fushat kritike që mbështesin prioritetet diplomatike dhe të asistencës të identifikuara nga qeveritë e Kosovës dhe të SHBA-së.

Programi do të mbështes së paku 185 bursa të plota për programet e nivelit Master në SHBA, si dhe 160 certifikata profesionale gjatë pesë vjetëve sa do të zgjas programi.  Fushat e mbështetura të studimit përfshijnë: Sundimin e Ligjit, Inxhinierinë, Administratën Publike, Bujqësinë, Menaxhimin e Biznesit, Financat, Ekonominë, Sistemet Informative, Arsimin, Çështjet Gjinore dhe Studimet Ndërdisiplinore.

Objektivat kyçe:

  • Mbikëqyrja e koordinuar bashkëpunuese e iniciativës për Lidership Transformues përmes një komisioni këshillues
  • Qytetarët e Kosovës marrin diploma post-diplomike dhe certifikata profesionale të SHBA-së
  • Menaxhim dhe pedagogji më e mirë universitare në fakultetet e përzgjedhura të Universitetit të Prishtinës dhe/ose universiteteve të tjera përmes partneriteteve dhe shkëmbimeve me universitetet amerikane

Rezultatet e deritanishme:

  • Në 2014 dhe 2015 janë dhënë 130 bursa për nivelin Master
  • Në 2015 janë dhënë 30 bursa për certifikata profesionale
  • Janë krijuar 4 partneritete me universitete

Programi realizohet në partneritet më Qeverinë e Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe me Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin e Indianës, Universitetin e Minesotës, dhe Kolegjin Dartmuth në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kohëzgjatja e projektit:               shkurt 2014 – shkurt 2019

Kontakt:                                      Merita Teliqi

Partner:                                       WorldLearning