Programi i Lidershipit Transformues – Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik

Programi i Lidershipit Transformues (PLT) ofron mundësi arsimore për studentët më të shquar të Kosovës me qëllim të zhvillimit të një kuadri liderësh që do të mund t’u prijë zhvillimeve të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore. Kjo do të arrihet përmes bursave universitare, partneriteteve si dhe këmbimeve të studentëve dhe kuadrit mësimdhënës universitar. 

Qëllimi kryesor i programit është të rrisë numrin e profesionistëve të arsimuar për të forcuar tranzicionin dinamik të Kosovës drejtë një ekonomie të tregut të lirë ku sundon demokracija. Vlerat e demokracisë pjesëmarrëse – si përgjegjësia personale, llogaridhënja, sipërmarrësia, dhe veprimtaria publike – mbeten ende për t’u absorbuar tërësisht dhe praktikuar nga shoqëria kosovare. Përderisa këto vlera nuk janë të ngulitura në kulturë, zhvillimi i Kosovës si një shoqëri vitale mund të rrezikohet. 

Trajnimet Intensive (Immersion): Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) ofron orë mësimore nga të menduarit kritik/zgjidhja e problemeve, hulumtimi, gjuha angleze, dhe shkathtësitë tjera përgatitore të arsimit të lartë për t’u ndihmuar studentëve të cilët mund të mos kenë patur qasje në programe të forta të studimeve themelore. Këto kurse të trajnimeve intensive janë zhvilluar për të përmirësuar shkathtësitë e këtyre studentëve në mënyrë që ata të vazhdojnë të marrin pjesë në shfrytëzimin e mundësive të arsimimit të lartë. AUK-u është duke e implementuar programin e Trajnimeve Intensive në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës dha synon që gjatë kohëzgjatjes pesëvjeçare të tij t’u shërbejë 1200 studentëve.  

Kurset e Shërbimit Publik: Nëpunësve publik në Kosovë, të cilëve nuk u ofrohen bursa përmes komponentës së PLT-së Bursat dhe Partneritetet, u mundësohet që të vijojnë në vend kurse të shërbimeve publike dhe të sigurojnë çertifikimin pas përfundimit të suksesshëm të tyre. Këto kurse të shërbimit publik u mundësojnë pjesmarrësve përmirësimin e shkathtësive të tyre dhe kontribuimin në krijimin e një mjedisi i cili do të jetë i hapur për reforma. Punonjësit publik përzgjidhen nëpër zyrat e njejta ku pritet të fillojnë punën bursistët e PLT-së pasi të jenë kthyer, duke krijuar në këtë mënyrë një masë kritike për ndryshime. Këto zyra të institucioneve qeveritare janë, nga ana tjetër, të njëjtat zyra me të cilat programet tjera të USAID-it punojnë aktualisht me qëllim të realizimit të objektivave zhvillimor të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
            

Rezultatet e deritashme

  • 258 studentë morrën pjesë në gjeneratën e I-rë të vijuesve të Trajnimeve Intensive
  • 350 studentë morrën pjesë në gjeneratën e II-të të vijuesve të Trajnimeve Intensive
  • 200 studentë u regjistruan për t’u bërë pjesmarrës të gjeneratës së III-të (nga këta 200, 18 studentë do të vojojnë kurset e Trajnimeve Intensive në Graçanicë)
  • 88 nëpunës publik morrën pjesë në gjeneratën e I-rë të Kurseve të Shërbimit Publik

Kohëzgjatja:                  Prill 2014 – Prill 2019

Kontakt:                         Merita Teliqi                                

Partner:                         Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)