EMPOWER Sektori privat

Qëllimi kryesor i EMPOWER Sektori Privat është që ta shtojë aftësinë konkurruese dhe ta lehtësojë krijimin përfshirës të vendeve të punës në sektorët e gatshëm për zhvillim: përpunimin e drurit, rrobat, TIK-un (teknologjinë informative dhe të komunikimeve), efiçiencën e energjisë, turizmin në natyrë dhe sektorët e tjerë që ofrojnë mundësi.

Ky program bashkëpunon ngushtë me prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve që kanë potencial për t’i shërbyer një tregu më të madh. Kjo mbështetje përfshin: zgjerimin e lidhjeve të tyre me blerësit, shtimin dhe përmirësimin e prodhimit, trajtimin e nevojave për shkathtësi përmes trajnimeve specifike dhe programeve për praktikë dhe lehtësimin e financave.

Për tu marrë me shkallën e lartë të papunësisë dhe për ta avancuar një agjendë për përfshirje sociale në sektorin privat, kjo mbështetje për cak i ka katër shtresa prioritare të popullsisë: gratë, të rinjtë, pakicat etnike dhe grupet e tjera të cenueshme.

Ky program mbështet një gamë të gjerë të ndërhyrjeve që kanë ndikim të madh në krijimin e vendeve të punës. Rezultatet që janë arritur deri tani në numra:

  • Marrëveshjet e nënshkruara për grante: 36
  • Gjithsej vlera e granteve që janë dhënë: $1,228,643
  • Vendet aktuale të punës që janë hapur: 462, nga të cilat 255 për gra dhe 289 për të rinj
  • Vendet e reja të punës që pritet të krijohen: 1,564, nga të cilat 769 për gra dhe 928 për të rinj
  • Numri i trajnerëve: 793, nga të cilët 433 janë gra dhe 354 janë të rinj
  • Numri i pjesëmarrësve në praktikë: 115, nga të cilat 10 janë gra dhe 45 janë të rinj
  • Kompanitë të cilave u është ofruar mbështetje për të ekspozuar dhe për të marrë pjesë në panairet ndërkombëtare të tregtisë: 33
  • Rezultatet e pjesëmarrjes në panairet e tregtisë: 27 kontrata të reja dhe $434,916 të gjeneruara nga shitja
  • Fondet e liferuara: Nga përfituesit $3,223,467 në para të gatshme dhe $2,069,691 në kredit, ndërsa $854,035 nga donatorët e tjerë

Kohëzgjatja e projektit:              July 2014 - July 2017

Kontakti:                                    Flora Arifi

Partneri:                                    Cardno