Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

Përmes Programit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO), USAID-i përqendrohet në rritjen e produktivitetit bujqësor, në tregtueshmëri, dhe përgjegjshmëri ndaj tregjeve, të cilat do të rrisin qëndrueshmërinë dhe konkurrueshërinë e agrobizneseve të synuara Kosovare në tregjet e brendshme dhe të eksportit.  

Ky program ofron mbështetje teknike në çdo pjesë të zinxhirëve bujqësor të vlerës duke pasur potencial për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme për prodhuesit, duke siguruar që tregjet janë zhvilluar dhe se përpunuesit dhe paketuesit janë në gjendje të kontraktojnë prodhimin në mënyrë të besueshme dhe me kosto efektive me prodhuesit e Kosovës.

Programi i jep rëndësi të veçantë punës me partnerët strategjik, me qëllim që të lehtësoj zhvillimin e qëndrueshëm, të përqendrohet në fuqizimin e grave dhe të rinjve që të marrin pjesë plotësisht në këtë fushë tërheqëse, dhe theks të veçantë i vë sigurisë ushqimore dhe programeve të certifikimit për të mundësuar eksportet në tregjet e vlefshme rajonale dhe Evropiane. Prodhuesit do të marrin mbështetje të përkushtuar për të siguruar që ata janë në gjendje për t’iu përgjigjur plotësisht kërkesave të sofistikuara të tregut.

Aktiviteti ka objektivat e mëposhtme:

  • Përmirësimin e bashkëpunimit në mes të pjesëmarrësve vendimtar të zinxhirit të vlerës
  • Rritjen proporcionale të adoptimit të kulturave dhe teknologjive
  • Lidhjen e produkteve me tregjet
  • Adresimin e çështjeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore  
  • Shfrytëzimin efektiv të fondit inovativ dhe nxitës

Rezultatet deri më sot:

  • 575 vende të reja pune të krijuara
  • 17% e pjesëmarrësve të AGRO-s janë gra
  • 235 hektarë të ngritura kohët e fundit me teknologji të përmirësuara
  • 4.3 milion dollar në shitjet totale

 

Kohëzgjatja e projektit:         Mars 2015 – shkurt 2020

Kontakti:                                 Besa Ilazi

Partneri:                                  Tetra Tech ARD.