Shkollarja frymëzon kosovarët që të udhëtojnë përkundër sfidave me viza

Shkollarja frymëzon kosovarët që  të udhëtojnë përkundër sfidave me viza
Lavdi Zymberi ka vizituar rreth 27 vende përkundër sfidave të udhëtimit me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës
Lavdi Zymberi/Chiang Mai, Thailand
Udhëtarja nëpër botë i nxitë të tjerët që t’i tejkalojnë pengesat burokratike
“Përmes blogut tim dhe përmes udhëtimeve të mia, unë dua të ndihmojë që Kosova të bëjë emër dhe të njihet nga të tjerët.”

Korrik 2017— Dy nga mikeshat e saj të afërta nga universiteti do të martohen në Indi këtë dhjetor. Por, për fat të keq, Lavdi Zymberi nuk mund të jetë atje për to. Edhe pse ajo udhëtimin nëpër botë e ka pasion, si shumë nga bashkëqytetarët e saj, ajo përballet me një sfidë: me një listë shumë të kufizuar të vendeve ku mund të udhëtojë. India nuk është në atë listë.

“Pa vizë mund të udhëtoj vetëm në pak vende, ndërsa shumë nga këto vende janë shumë larg ose për to më duhet të marrë vizë tranziti”, shpjegon ajo.

Por kjo nuk e ka ndalur Zymberin, e cila ka qenë në 27 shtete dhe 24 shtete të SHBA-ve. Marrja e një vize nuk është proces i lehtë në përgjithësi, ndërsa për posedues të pasaportës së Kosovës edhe më e vështirë. Shumë shtete nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, as pasaportën e saj. Përveç kësaj, shumë vende nuk kanë përfaqësi konsullore në vendet e afërta, kështu që Lavdit i është dashur të udhëtonte për në vende të ndryshme ku gjendeshin ambasadat.

Zymberi është njëra nga 185 kosovarët e zgjuar dhe premtues që i kanë ndjekur studimet e rregullta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Programit të Lidershipit Transformeus – Bursat dhe Partneritetet të USAID-it. Pasi është kthyer nga programi i saj i studimeve – ajo e ka studiuar administratën publike në Institutin e Teknologjisë në Ilinois të Çikagos nga viti 2014 deri në vitin 2016 – dhe e ka filluar një blog (http://kosovogirltravels.com/), në të cilin ajo i dokumenton udhëtimet e saj si e re dhe si kosovare.

“Këtë blog e kam filluar me dy qëllime në mendje”, thotë ajo. “Dua t’i ndajë me të tjerët udhëtimet e mia si femër dhe dua t’i frymëzojë femrat e tjera që të udhëtojnë më shumë dhe të mos kenë frikë që të udhëtojnë vetëm. Kjo nuk është diçka që bëhet apo inkurajohet në shoqërinë tonë, ndërsa unë mendoj se mund të jetë mënyrë shumë e mirë për ta zbuluar vetveten”.

Aspekti i dytë i blogut të saj është se ajo dëshiron që të ndihmojë për ta promovuar Kosovën. “Njerëzit nuk dinë për Kosovën, apo, nëse dinë, nuk dinë shumë për të. Përmes blogut tim dhe përmes udhëtimeve të mia, unë dua të ndihmojë që Kosova të bëjë emër dhe të njihet nga të tjerët”, thotë ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Zymberi ka qenë ambasadore e zëshme për vendin e saj. Gjatë studimeve të saj, ajo ka zhvilluar kampanjë dhe ia ka dalë ta vë Kosovën në listën e shteteve në “Facebook”, duke i marrë më shumë se 15,000 nënshkrime në fushatën e saj në change.org për një javë. “Facebook-u” e ka njohur Kosovën që nga viti 2013, por përdoruesit nuk kanë mundur të bënin “check in” për të treguar se gjendeshin në Kosovë. Ky peticion ua mundësoi përdoruesve kosovarë që vendlindjet e tyre t’i regjistronin në Kosovë, e jo në Serbi, siç bënin më parë. “Ka shumë raste kur madje edhe shtetet që na njohin nuk i kanë të azhurnuara sistemet e kontrollit të kufijve të tyre dhe nuk e kanë Kosovën në listë”, thotë Zymberi, duke bërë me dije se si udhëtarët nga Kosova nganjëherë vonohen kur përpiqen të hyjnë në shtetet e tjera. “Më ka ndodhur vet mua vet dhe mund të jetë e bezdisshme, por zakonisht zgjidhet shpejt, prandaj është me rëndësi që ne të zgjerohemi dhe të flasim me të gjithë jashtë vendit dhe të ndihmojmë që Kosovën ta vendosim në radar.”

Zymberi shpreson se, përmes blogut të saj, ajo mund t’i frymëzojë të gjithë që ta marrin seriozisht rolin e tyre si ambasadorë joformalë të Kosovës. Ajo planifikon t’i vazhdojë udhëtimet e saj, përkundër barrierave dhe bezdive, ndërsa dëshiron që njerëzve në mbarë botën t’u tregojë për vendlindjen e saj të vogël në Ballkan.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet i USAID’s ka filluar në vitin in 2014 dhe mëton ta krijojë një kuadër të liderëve që do t’i nxisin ndryshimet në fushat prioritare ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë.

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube