Industria e Veshmbathjeve e Kosovës i Hulumton Tregjet e Reja

Industria e Veshmbathjeve e Kosovës i  Hulumton Tregjet e Reja
Me më shumë se 80 punëtorë nga komuniteti lokal, prodhuesi e veshmbathjeve “SSPrint” është duke e përcaktuar standardin për krijimin e vendeve të punës dhe benificionet e punëtorëve në industrinë e veshmbathjeve të Kosovës
USAID EMPOWER Sektori Privat
Shoqata e re u ndihmon bizneseve që të krijojnë vende të punës
“Shoqata ia ka dhënë sektorit të veshmbathjeve një mënyrë për të funksionuar si një trup i vetëm.”

Nëntor 2016—Disa skaje të qyteteve kryesore të Kosovës mund të ngatërrohen lehtë me Milanon ose Parisin, me dyqane të ndritshme të dizajnerëve dhe me plotë butikë nëpër rrugë. Por, ndryshe nga Milanoja dhe Parisi—të cilat tërheqin dizajnerë nga e mbarë bota —dizajnerët e Kosovës janë të gjithë vendas dhe e çojnë përpara historinë e pasur dyqindvjeçare të punës me tekstil.

Shumë, si Metush dhe Nadira Zymberi—ekipi burrë grua që qëndron prapa Shtëpisë së Modës “Menakon” në qytetin lindor të Gjilanit—i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në tregun formal vendor, duke e furnizuar industrinë fitimprurëse të fustaneve të nusërisë në Kosovë. Megjithatë, një grant që USAID-i ia ka dhënë para ca kohësh ia ka mundësuar “Menakon”-it që t’i trajnojë dhe punësojë 15 punëtorë shtesë, duke i përgatitur që t’i japin shtysë linjës së sapolindur të tyre të produkteve të madhësisë standarde për eksport më të gjerë nëpër tërë rajonin dhe më gjerë.

“Kjo ndihmë, që me aq mirësi na është dhënë nga populli amerikan, na e ke dhënë përkrahjen që na është dashur për ta ngritur biznesin një nivelin tjetër”, shpjegon Metushi, i cili është anëtar i bordit të Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve. Kjo shoqatë, e mbështetur nga USAID-i, është pjesë e një strategjie shumëkahëshe për ta ngritur punësimin në këtë sektor të gatshëm për zhvillim nëpërmjet granteve të përcaktuara dhe përkrahjes për të arritur tek tregjet e reja në panairet tregtare të huaja.

“Shoqata ia ka dhënë sektorit të veshmbathjeve një mënyrë për të funksionuar si një trup i vetëm, i cili avokon në emër të Qeverisë së Kosovës dhe ua prezanton industrinë e fuqishme të veshmbathjeve të Kosovës tregjeve të huaja”, thotë Metushi.

Industria e veshmbathjeve e Kosovës po rritet çdo ditë, me dizajnerë të rinj si Yllka Brada, dizajnere e rrobave të gatshme për tu veshur dhe e kostumeve teatrale, e cila ka hyrë në radhët e kësaj industrie kohëve të fundit. Falë një granti për biznes fillestar nga USAID-i, Brada e ka prezantuar revynë e parë të saj në Shkupin fqinj, në Maqedoni.

“Mbështetja financiare që ma ka ofruar USAID ka bërë diferencë të madhe, por është kontributi dhe inkurajimi i vazhdueshëm nga ekipi dhe anëtarët e tjerë të shoqatës që e kanë bërë diferencën më të madhe dhe që më kanë ndihmuar që ta lansojë kompaninë time”, shpjegon Brada.

Me qëllimin përfundimtar për të krijuar vende të punës the, USAID-i e ka mbështetur edhe krijimin e një portali të investitorëve që u jep investitorëve të jashtëm qasje në informata për tërë sektorin e veshmbathjeve të Kosovës—nga dizajnerët “Menakon” dhe Yllka Brada e deri te prodhuesit e veshjeve sportive si “SSPrint” me seli në Podujevë.

“Portali i investitorëve është inovacion për sektorin e veshmbathjeve të Kosovës”, thotë Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës. “Ky është hapi parë tejet i rëndësishëm për të parë se çfarë investimi mund të çojë vërtetë në krijimin e vendeve të punës në industrinë e veshmbathjeve dhe industritë relevante”.

Falë pjesërisht përhapjes së shpejtë të in “SSPrint”, Podujeva po bëhet mikrokozmos i krijimit të këtyre llojeve të vendeve të punës në Kosovë. E themeluar së pari në vitin 2007, kjo kompani e ka hapur një fabrikë të re prodhimi në vitin 2014, në të cilën janë të punësuar më shumë se 80 njerëz nga fshatrat përreth—shumica nag to gra. Një grant për pajisje të reja nga USAID-i i ka ndihmuar kësaj kompanie qeta shtojë efikasitetin në prodhimin e linjës kryesore të saj, duke ia mundësuar që ta lansojë një linjë të re të rrobave të brendshme.

“Me zgjerimin e fundit të fabrikës sonë dhe me mbështetjen nga USAID-i për të marrë pjesë në panairet e huaja të tregtisë, jemi në pozitë të mirë që të fillojmë t’i eksportojmë  produktet tona në vitet e ardhshme”, thotë Xufë Sopa, bashkëpronar i “SSPrint”.

Projekti pesëvjeçar EMPOWER Sektori Privat  i USAID-it, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për ta stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve. Deri më sot, falë ndërhyrjeve të USAID-it, industria e veshmbathjeve i ka shtuar 109 vende të punës, me plane për t’i shtuar edhe 205 të tjera deri në vitin 2019.

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube