Janar 2016 - Si ekspert në fushën e teknologjisë informative, Elvin Mala e dinte se shumë punëdhënës ishin të etur të punësojnë punëtorë të cilët janë specialist të auditimit të TI-së. Punëdhënësi i tij, Departamenti i Thesarit i Ministrisë së Financave të Kosovës, ka kërkuar të bëhet një kontroll i mirëfilltë i sistemeve të saj të TI-së.
Ai kërkonte një program për të studiuar për auditimin e sistemeve të TI-së, por e kuptoi se në Kosovë nuk ofrohen programe të tilla. Kur dëgjoi për Programin e Lidershipit Transformues të USAID-it, vendosi të aplikoj. Programi ofron mundësi për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Diplomë Master ose për Certifikatë Profesionale.
Pas një procesi konkurrues me ese dhe intervistat, Mala mbërriti në Illinois Institute of Technology (IIT) në Çikago në janar të vitit 2015. Vetëm pesë muaj më vonë, ai u bë pjesëmarrësi i parë i këtij programi që u kthye në Kosovë. "Po shikoi se si të rritet vetëdijesimi për menaxhim të mirëfilltë të TI-se", thotë Mala. "Ka shumë investime në TI, por jo edhe mbikëqyrje të duhur."
Tani ai është përgatitur mirë për të kryer kontrolle për sigurinë e rrjetit dhe mbrojtjen e të dhënave nga krimit kibernetik. Ai shkroi punimin e tij kërkimor për aplikimin e standardeve ISACA (the Information Systems Audit and Control Association) në nivel të qeverisë tëdhe tani është duke e bërë ketë në Departamentin e Thesarit të Kosovës.
ISACA lëshon certifikatën si Auditor i Certifikuar i Sistemeve të Informacionit, apo CISA, që njihet në mbarë botën. Mala është duke u përgatitur për provim dhe pret të themeloj degën e parë të ISACA në Kosovë, sapo të ketë më shumë profesionistë me përvojën dhe akreditimet që i kërkojnë aq shumë punëdhënës.
Edhe Yll Zagragja ka marrë certifikatë profesionale përmes Programit të Lidershipit Transformues, por ai studioi kontabilitetin financiar të korporatave në UCLA. Ai kishte ofruar shërbime të kontabilitetit përmes kompanisë së tij për 10 vite me radhë. Tani, ai beson se certifikata e tij do t’i ndihmojë të rris besimin e tij te investitorët e huaj.
Edhe pse ka marrë certifikatën profesionale, ai mendon se njerëzit do ta respektojnë atë më shumë tani me zhvillimin e shpejtë dhe rritjen e ekonomisë së Kosovë.
"Në aspektin e biznesit, unë tashmë kam filluar ta shfrytëzoj certifikatën e re. Jam duke biseduar me një investitor amerikan," thotë ai, duke theksuar se investitori i huaj ishte më i interesuar të flasë me të pasi ky kishte marrë certifikatën.
Për fushën e tij thotë të jetë i kënaqur që kishte vendosur të marrë certifikatën profesionale. "Unë njoh njerëz edhe me diploma Master, por ata që kanë certifikata profesionale duket se e vlerësojnë atë më shumë", thotë Zagragja. "Po ashtu, është më lehtë të jesh larg për një kohë më të shkurtër."
Qëllimi i Programit të Lidershipit Transformues, i cili u zhvillua nga muaji shkurt 2014 dhe do vazhdoj deri në shkurt 2019, është rritja e numrit të profesionistëve të arsimuar për të përforcuar kalimin e Kosovës në një ekonomi demokratike dhe të tregut të lirë. Deri tani, 167 kosovarë kanë marrë pjesë në komponentin e bursave të këtij programi: 130 bursa në programet Master, 33 në programet për certifikata profesionale, dhe katër profesorë janë shkëmbyer me universitetet partnere. 11 tashmë kanë përfunduar programet e tyre dhe janë kthyer në Kosovë.
LINKS
Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.