Kërpudhat shiitake janë përdorur për mjekime herbale nga kinezët për shumë shekuj. Kjo kërpudhë nga Azia Lindore është pëdorur në trajtimin e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjeve respiratore por edhe probloemet me plakjen e hershme. Karakteristikat e saj promovuese dhe shija e pasur e bëri këtë delikatesë kërpudhën e dytë e ngrënëshme e cila më së shumti kultivohet në botë.
Milosh Grujiç, një student i ri i inxhinierisë civile nga fshati Zupçë në Zubin Potok kuptoi për shiitake ndërsa kërkonte në internet dhe kërkonte ide për një lloj të biznesit. Një ndërmarrës i ri në një vend ku papunësia ëshët ë lartë, Grujic nuk deshi që puna ta gjejë atë. Pasi u informua tërësisht se si të kultivojë shiitake, ai zhvilloi një plan biznesi dhe iu afrua Programit për Nismën e Veprimit në Komunitete të USAID-it, duke kërkuar pajisjet e nevojshme për të filluar biznesin e tij.
USAID-i i mundësoi Grujiç-it një grant prej $9,000 në Mars 2013, të cilit ia shtoi $1,700 nga investimet vetanake për të blerë substrate, sipërfaqe në të cilën rriten kërpudhat, farat shiitake, dhe pajisjet e nevojshme për biznesin e tij.
"Është shumë e vështirë për të rinjtë të gjejnë një punë sot, andaj ky grant do të thotë shumë për mua, “ spjegon Grujiç. “Nuk është e lehtë të studiojë, të ndjekë mësimet, dhe të kujdesem për shiitake, por unë jam duke u përpjekur shumë dhe dua që të arrijë sukses.”
Kërpudhat kërkojën kujdes të vecantë andaj Grujiç shrytëzoi pak nga mjetet e toj për të punësuar një punëtor i cili kujdeset për kërpudhat kur Grujiç ëshët në mësim. Aktualisht, ai kultivon shiitake në një dhomë inokulimi, ku ai ka rreth 500 substrate të cilat i mundësojnë atij të fitojë nga $6 në $9 për substrat.
"Kam pasur shumë sukses në shitjen e shiitakes nëpër markete dhe së shpejtido të zgjeroj biznesin për të kultivuar rreth 1,500 substrate," shpjegon Grujiç i cili planifikon të shtojë nëj dhomë të re të inokulimit posa të plotësoi të paren.
Grujiç nuk ka nevojë të kërkoj motivim. “Biznesi me shiitake më ka mundësua r fitim prej $750 në muaj, të cilat janë të mjaftueshme për familjen time,” thotë ai.
Programi i Nismës për Komunitete i USAID-it i zhvillohet prej korrikut 2010 deri në korrik 2014. Ky program mbështet zhvillimin e komuniteteve dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, ndërton organizata të fuqishme të shoqërisë civile, si dhe përmirëson gjendjen ekonomike dhe shanset për punësim.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.