Dalja nga errësira: Ndriçimi rrugor bën fshatin kosovar më të sigurtë

Dritë për fshatrat e Kosovës
Banorët më të rinj të Kufcës së Epërme (Novobërdë) mund të ecin nëpër rrugë të sigurtë, nën ndriçimin e ri rrugor LED i cili shfrytëzon energjinë me efikasitet
Prorgrami USAID Avancojmë Kosovën së bashku
Dritat e ndritshme me çmim të përballueshëm lehtësojnë udhëtimin natën
“Asnjëri (përfaqësuesit e dy etnive) nuk ushtroi presion mbi tjetrin. Që të dy ishin të interesuar për sigurinë e fshatit"

Shtator 2015 – Banorët e Kufcës së Epërme, fshatit më të madh në Komunën e Novobërdës, tani mund të shohin nëpër errësirë. Me instalimin e ndriçimit të ri rrugor me dioda ndriçuese LED – projekt ky i përbashkët i USAID-it dhe komunës – 2000 banorët e fshatit tani mund të udhëtojnë natën shumë më të sigurtë.          

Fshati është i banuar me shumicë serbe, por gjithashtu ka edhe një pakicë të madhe shqiptare. Në dhjetor të vitit 2014, gjatë një takimi të forumit multietnik të komuniteteve, banorët shprehën si prioritare nevojën për një ndriçim publik i cili do t’i bënte rrugët e tyre më të sigurta. Takimi u organizua nga programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT).

Predrag Gjorgjeviqi, lider i fshatit dhe deputet i asamblesë komunale, e përshkroi projektin si “me interes për të dy komunitetet. Asnjëri nuk ushtroi presion mbi tjetrin. Që të dy ishin të interesuar për sigurinë e fshatit.”       

Nebojsha Arsiqi, drejtor i departamentit komunal të shërbimeve publike, shtoi: “Ne po ballafaqohemi me shumë sfida; për shembull, disa nga fshatrat nuk kanë as sistem të ujsjellësit e as të kanalizimit të ujërave të zeza, ndërsa buxheti ynë është i pamjaftueshëm për t’i trajtuar të gjitha këto probleme, prandaj mbështetja e USAID-it ka rëndësi të madhe për ne.   

Ndriçimi ekologjikisht i favorshëm u instalua brenda 20 ditësh, me një çmin të arsyeshëm. Falë faktit që dritat LED janë shumë të ndritshme, mjaftoi vendosja e vetëm nga një drite në çdo të dytën shtyllë elektrike. Komuna pagoi 20 përqind të shpenzimeve të instalimit dhe tani paguan faturë elektrike pak më të lartë e cila, në shumën prej 200 euro në muaj për tërë fshatin, është më se e lirë.

Si qendra e mjekësisë ashtu edhe shkolla, që të dyjat gjenden brenda shtatë kilometrave të mbuluara me ndriçimin e ri. Meqë shkolla punon në tri ndërrime, paraprakisht, më shumë se 140 nxënësit që vijojnë shkollën e mesme të fshatit ishin të mërzitur dhe të frikësuar nga ecja nëpër rrugë të errëta, pa ndriçim. Tani, nxënësit e ndërrimit të fundit mund të shohin kur ecin rrugës për në shtëpi edhe pasi të bie terri.  

Fshatrat tjera përrreth po e shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të projekteve të ngjashme për t’i ndriçuar rrugët e veta.  

Programi trevjeçar Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv ndëretnik, i cili është i rëndësisë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Ky program, i cili ka filluar në gusht të vitit 2014, ka një qasje holistike ndaj integrimit të popullatave minoritare në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, duke punuar me komuna dhe partnerë tjerë qeveritar.          

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube