Transformimi i sektorit të ndërtimit në Kosovë

Programet e USAID-it punojnë së bashku ashtu që kontratat të përdoren nga industria e ndërtimit
USAID punon krahpërkrahë me ndërmarrjet ndërtimore për ta hartuar një formular standard të kontratës që është edhe efektiv, edhe i lehtë për t’u përdorur.
Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial
Miratimi i formularëve standardë të kontratave i parandalon mosmarrëveshjet, vonesat
USAID-i e ka bërë një hap të parë të madh drejt mobilizimit të bashkësisë së biznesit për t’i bërë kontratat më të zakonshme në industrinë e ndërtimit.”

Përderisa USAID-i angazhohet që ta shtojë përdorimin e kontratave në tërë sektorin privat të Kosovës, është konstatuar se mungesa e marrëveshjeve të shkruara është veçanërisht problematike në industrinë e ndërtimit, ku mosmarrëveshjet shpesh çojnë në vonesa të konsiderueshme në infrastrukturën më se të nevojshme.

Për t’u marrë me këtë problem, programet e USAID-it – ai për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) dhe ai i Partneriteteve për Zhvillim – kanë nisur ta hartojnë një formë standarde të kontratës që do të përvetësohej lehtë nga industria e ndërtimit në Kosovë. Për t’u siguruar që kjo kontratë u përshtatet nevojave të kësaj industrie, më 6 mars 2014, USAID-i e organizoi në grup punues me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë që vijnë nga biznesi i ndërtimit.

"USAID-i e ka bërë një hap të parë të madh drejt mobilizimit të bashkësisë së biznesit për t’i bërë kontratat më të zakonshme në industrinë e ndërtimit,” tha Avdyl Gashi, pronar i Hasi-R Construction. Si njëri nga ata pak pronarë biznesesh që e kanë përdorur arbitrazhin për të zgjidhur kontest të bazuar në kontratë, kontributi i tij në këtë grup ishte veçanërisht i vlefshëm.

Punëtoria që u mbajt më 6 mars 2014 shërbeu si forum për t’i diskutuar shkaqet e zakonshme të kontesteve afariste dhe mënyrën më të mirë për t’i parashikuar dhe parandaluar ato me anë të një marrëveshjeje kontraktuale.

“Propozimkontratat për ndërtim që u prezantuan gjatë tryezës së rrumbullakët ishin hartuar mirë dhe ishin tejet të dobishme”, shtoi Gashi.

Formulari standard i kontratës që e kemi hartuar bashkërisht do të bëhet bazë për marrëveshjet e shkruara në sektorin e ndërtimit në Kosovë. Ai do ta shtojë përdorimin e kontratës së shkruar, do t’u ofrojë siguri më të madhe palëve të përfshira në transaksionet e ndërtimit, do t’i qartësojë detyrat dhe përgjegjësitë e palëve dhe do t’i parandalojë kontestet.

Qasja dydegëshe e USAID-it ndaj shtimit të produktivitetit brenda industrisë së ndërtimit në Kosovë përfshin Programin për Përmbarim dhe Legjislacionin komercial, i cili punon drejtpërsëdrejti me bizneset në krijimin e praktikave më të mira transaksionale, dhe Programin e Partneriteteve për Zhvillim, i cili punon me qeverinë për t’i eliminuar pengesat rregullative të panevojshme.

Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial, që ka filluar në maj të vitit 2013 dhe do të zgjasë deri më 26 prill 2016, si dhe Programi i USAID-it i Partneriteteve për Zhvillim, që ka filluar në dhjetor të 2013 dhe që do të zgjasë deri në gusht të 2018, i kanë bashkuar resurset që ta inkurajoj ndërmarrësinë, për të ndikuar në ofrimin e mundësive për punësim dhe për t’i promovuar standardet afariste ndërkombëtare, në mënyrë që ta zhvillohet sektori privat i Kosovës dhe të nxitet zhvillimi ekonomik afatgjatë i vendit.

Links

Follow @USAIDKosovo. on Facebook