Përkujdesja falas për fëmijët u ndihmon prindërve vetëushqyes dhe fëmijëve të tyre në Kosovë

Përkujdesja falas për fëmijët u ndihmon prindërve vetëushqyes dhe fëmijëve të tyre në Kosovë
Këshilltarja Arta Tahiri (në mes) diskuton mbi pro-gramin e përkujdesjes për fëmijët me dy nëna vetëushqyese (Arta Sylejmani, majtas, dhe Nerimane Hashani, djathtas).
Kimberly Crago, USAID
Trajnimi për lidership nxitë politikanët që të ndërmarrin veprime
“Po të mos e kisha këtë program, unë do të vazhdoja të rrija në errësirë me fëmijët e mi. Tani, unë kam frymëzimin se mund të bëj më shumë; Do të mund të gjejë punë dhe t’i mbajë fëmijët e mi."

Mars 2016 – Me institucione parashkollore dhe çerdhe shpesh të stërmbushura përtej kapaciteteve të tyre në Kosovë, është veçanërisht e vështirë për prindërit vetëushqyes që të sigurojnë përkujdesje për fëmijët e tyre. Mirëpo tani, disa qytete janë duke ofruar përkujdesje falas për fëmijët, në dobi, si të fëmijëve ashtu edhe prindërve. E gjithë kjo filloi me një diskutim rreth çështjeve sociale.

Në vitin 2012, Arta Tahiri, një këshilltare e zgjedhur e Komunës së Ferizajit në Kosovë, morri pjesë në Javën e Gruas, të organizuar nga USAID-i përmes Institutit Demokratik Kombëtar (NDI). Kjo ngjarje vjetore mbledhë qindra gra lidere të Kosovës për të diskutuar rreth çështjeve sociale me të cilat përballen çdo ditë gratë në Kosovë dhe për të mësuar shkathtësi të reja të cilat do t’u ndihmojnë në fushat e tyre të përzgjedhura.  

Një trajnues e pyeti me një rast znj. Tahiri, “Çfarë do të ishtë një program i cili do t’u ndihmonte nënave vetëushqyese?”   

“Përkujdesja falas për fëmijët!” u përgjigj ajo. Si një nënë vetëushqyese që ishte, u përgjigj menjëherë dhe pa hamendje.

Që nga viti 2012, USAID-i ka mbështetur Javën e Gruas, e cila çdo vit trajton një temë të ndryshme dhe u ofron grave mundësi që të angazhohen dhe të krijojnë kontakte të reja. Me qëllim të plotësimit të kësaj ngjarjeje, USAID-i nisi Akademinë e Lidershipit të Grave, ku pjesmarrëset mund t’i avancojnë shkathtësitë e tyre udhëheqëse dhe të punojnë në ndonjë nismë të tyre vetanake, siç është përkujdesja falas për fëmijët, duke u udhëzuar nga trajnuesit.

Tahiri i’u drejtua zyrës lokale të shërbimeve sociale, për të mësuar se 110 nëna vetëushqyese do mundeshin potencialisht të përfitonin nga nisma e saj. Puna e saj e zellshme e bindi kryetarin e komunës që t’u ofrojë fëmijëve të nënave vetëushqyese përkujdesje falas për fëmijë në dy shkolla lokale. Përveç mësimit gratis, prindërit vetëushqyes u vendosën në krye të listës së pritjes.

Siç shpjegon Tahiri, “Krahas fëmijëve, unë dëshiroja që të ndryshojë edhe jetën e nënave.”  

Kur Nerimane Hashani kishte nevojë që të kthehet në punën e saj si oficere e policisë, nuk kishte askend që t’i ndihmonte rreth përkujdesjes për të birin e saj. Diku në fund të pushimit të saj të lehonisë, ajo vizitoi shkollën lokale për të pyetur lidhur me programin e përkujdesjes për fëmijë – dhe mësoi se përkujdesja do të ishte falas.  

“Kjo ishtë një lehtësim shumë i madh për mua, sepse ndarja e pagesës mujore për përkujdesje do t’i mohonte birit tim diçka tjetër që do të mund të bëja për të,” thotë ajo. I biri i saj, I cili tani është 21 muajsh, ka filluar vijimin ditor të programit që kur ishte 9 muajsh. 

“Përveç lehtësimit financiar,” thotë Hashani, “ndjej edhe lehtësim personal, kur e di se biri im është nën përkujdesje. Ai mezi pret që të vij këtu dhe të takohet me shokët e tij. Shkolla poashtu e ka nxitur atë që të hajë më shumë ushqim, pasi sheh fëmijët tjerë duke bërë këtë.”  

Arta Sylejmani për herë të parë dëgjoi për këtë program nga një sok i saj, dhe fillimisht ajo nuk mund ta besonte atë. Burri i saj kishte ndërruar jetë rishtazi, duke e lënë atë me një fëmijë dyvjeçar të shqetësuar dhe, për më tepër, shtatzënë me binjakë. Ajo e dinte se e bija e saj ishte më e lumtura atëherë kur kishte mundësi të luante me kushëririn e saj, prandaj mundësia e dërgimit të saj për të luajtur me fëmijë të tjerë dukej si realizim i një ëndrre.

“Për një nënë vetëushqyese me tre fëmijë, ndihma e kujtdo për vetëm gjysmë ore don të thotë shumë. Ndërsa të paturit e përkujdesjes nga mëngjesi deri pasdite është një mrekulli e vërtetë,” thotë Sylejmani. “Nga kjo gjithashtu përfiton edhe bija ime. Kur ajo është e izoluar në shtëpi për 24 orë, është e pamundur që të mos e merr malli për babanë e saj. Por kur ajo ka mundësinë që të jetë me fëmijët tjerë, ajo harron dhimbjen e saj.”    

Prej se filloi të vijojë programin, e bija e saj rifilloi me ngrënje dhe fjetje normale, ndërsa sulmet e papritura të zëmrimit, pas vdekjes së të atit, u ndalën. Tani, ajo flet për lojrat që luan dhe u thotë motrave të saj të vogla, “Edhe ti do të vish së shpejti!”

Binjaket janë 11 muajsh dhe do të fillojnë të shkojnë në shkollë pas një muaji, ndërsa Sylejmani do të mund të përqëndrohet në kërkim të punës.  

“Pas vdekjes së burrit tim, muajt e parë ishin një errësirë e plotë,” thotë ajo. “Më duhej të përkujdesesha për fëmijët gjatë gjithë kohës; nuk kisha mundësi as të mendoj për diçka tjetër. Po të mos ishte ky program, unë ende do të rrija në errësirë me fëmijët e mi. Tani, unë kam frymëzimin që më nxitë të bëj më shumë. Do të kem mundësinë që të gjej një punë dhe të mbajë fëmijët e mi.”

Këshilltarët komunal në komunat tjera kanë përhapur këtë ide nëpër tryeza të rrumbullakëta dhe programet e Institutit Demokratik Kombëtar si “Java e Gruas,” duke këmbyer këshilla dhe shembuj se si mund të zbatohet përkujdesja falas për fëmijët.

Këtë vit, më 8 mars – diitën ndërkombëtare të gruas – Komuna e Lipjanit njoftoi se do të bëhet komuna e pestë me rradhë në Kosovë e cila u ofron këtë mundësi prindërve vetëushqyes.

Kjo nismë – e paramenduar nga një grua dhe që trajton një çështje për të cilën mendohet se ndikon në jetën e grave... po tregohet e dobishme edhe për meshkujt. Etërit vetëushqyes ballafaqohen me të njëjtin problem të vendosjes së ekuilibrit në mes punës dhe përkujdesjes për fëmijët, mu sikurse nënat vetëushqyese, dhe një numër i vogël i tyre tashmë i kanë regjistruar fëmijët e tyre në këtë program.

Me një përkujdesje të sigurtë dhe edukuese, dhe me prindër të cilët janë në gjendje që të mbajnë fëmijët e tyre, një gjeneratë e re e qytetarëve të Kosovës do të jenë më mirë të përgatitur që një ditë vetë të bëhen liderë.   

With preschools and kindergartens often filled past capacity in Kosovo, it is especially difficult for single parents to arrange child care. But now some cities are offering free child care, to the benefit of children and parents alike. It all began with a discussion of social issues.

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube