Qendrat e Reja të Komuniteteve Forcojnë Lidhjet Lokale në Kosovë

Objektet sigurojnë vend të përshtatshëm për t’u mbledhur dhe për t’i diskutuar çështjet lokale.
Banorët e Grackës së vjetër mblidhen rreth Qendrës së Komuniteteve të rinovuar rishtazi
Programi i USAIDit për Pjesëmarrje Aktive të Komuniteteve
Objektet sigurojnë vend të përshtatshëm për t’u mbledhur dhe për t’i diskutuar çështjet lokale.
“Këto objekte të reja janë një vend tubim shumë i mirë për të rinjtë këtu, duke i mbajtur ata larg rrugës dhe problemeve që ajo mund t’u sjellë.”

Shtat. 2014—Për popullin e Kosovës, familja është themeli i një kulture vitale e cila vlerëson takimet e përbashkëta dhe të rregullta të njerëzve për të festuar ngjarjet e mëdha si festat dhe dasmat por edhe ato të zakonshme siç është dreka tradicionale familjare në pasditën e së dielës. Në shumë nga fshatrat e thella të vendit, komuniteti paraqet një zgjërim të natyrshëm të njësisë familjare – aty familjet rregullisht punojnë së bashku në kooperativat buqësore dhe këshillat e fshatrave.

Fshati Jashanicë në veri të Kosovës ka 350 banorë, shumë nga të cilët janë të rinj. Meqë shkalla e papunësisë është e lartë në këtë fshat me shumicë serbe, mbajtja e të rinjëve të komunitetit të zënë me punë është një preokupim madhor për prindërit – prandaj ata vendosën që të marrin masa. Përmes një granti në shumën prej 76,000 dollarë amerikan nga programi i USAID-it i Pjesëmarrjes Aktive të Komuniteteve, banorët e Jashanicës i’a dolën mbanë që të rindërojnë Qendrën e Komuniteteve, të lënë pas dore për kohë të gjatë, dhe një fushë të sportit si dhe të ndërtojnë një shesh lojrash tërësisht të ri për fëmijë.   

“Këto objekte të reja janë një vend tubim shumë i mirë për të rinjtë këtu, duke i mbajtur ata larg rrugës dhe problemeve që ajo mund t’u sjellë,” thotë Marko Ratkoviq, udhëheqësi i Kuvendit të Komuniteteve.

Përmes këtij programi USAID-i ka zotuar mbi 220,000 dollarë amerikan për qëllim të rehabilitimit të dhjetra qendrave të komuniteteve anembanë Kosovës – duke përfshirë rinovime madhore për nëntë sosh – për t’u krijuar në këtë mënyrë banorëve vend ku ata mund të mblidhen së bashku për të festuar ngjarje me rëndësi për komunitetin e tyre dhe për t’u dhënë të rinjëve një vend të cilin ata do t’a quajnë të vetin.  

Nga viti 2011, programi i Pjesëmarrjes Aktive të Komuniteteve ka punuar në mesin e 40 komuniteteve të ndryshme minoritare anembanë Kosovës për të forcuar shoqërinë civile dhe për të promovuar zhvillimin e komunitetit dhe atë ekonomik. Ky program ka punuar shpesh në partneritet me qeveritë komunale në projektet e identifikuara nga komunitetet, siç ka qenë rasti në komunitetin me shumicë boshnjake të Dobrushës, ku Komuna e Istogut kontribuoi me 66,000 dollarë amerikan mbi 20,000 dollarët amerikan të zotuar nga USAID-i, për t’i ndërtuar fshtit një qendër të re të komuniteteve. 

Procesi i planifikimit dhe ndërtimit të qendrës së komunitetit është po aq i rëndësishëm për kohezionin e komuniteteve sa edhe vetë qendra e përfunduar. Mu ky ishte rasti me fshatin shumetnik Grackë e Vjetër, banorët e të cilit përfunduan qendrën e tyre të re të komuniteteve në janar të vitit 2014, me ndihmën e USAID-it.

“Kjo qendër ka një vlerë të madhe për ne. Është vendi ku mund të mblidhet i tërë fshati për të festuar ngjarje me rëndësi nga jeta dhe për të arritur mirëkuptim e pajtim për çështje të ndryshme,” thotë banori i fshatit Zoran Ćirković.

Programi i Pjesëmarrjes Aktive të Komuniteteve i USAID-it përfundoi në korrik të vitit 2014. 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook