Përpjekjet për të modernizuar industrinë e rrushit tryezë u shpaguan, me kultivuesit vendas që nënshkruan një marrëveshje të madhe eksporti për të furnizuar tregjet në Evropën perëndimore.
Zëri i Bujkut, një shoqatë e kultivuesve të rrushit me bazë në Rahovec, kohët e fundit ka bërë një marrrëveshje që të eksportojë 7,000 ton rrush tryeze të freskët, duke filluar me vjeljen vjeshtore. Marrëveshja e nënshkruar në nëntor 2013 me shitësin Gjermano-Kosovar KELMENDI GmbH, potencialisht mbulon tërë vjeljen lokale të rrushit cilësor të tryezës.
USAID, përmes projektit Mundësitë e Reja për Bujqësi, ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjes, e cila konfirmon arritjet e jashtëzakonshme në cilësinë, sasinë, dhe tregtueshmërinë e përgjithshme të rrushit tryezë të Kosovës. Marrëveshja është një fitore e madhe jo vetëm për shoqatën e prodhuesve, por edhe për komunën lokale dhe USAID-in, të cilët kanë punuar me fermerët e rajonit për të futur ndryshimet e nevojshme teknike dhe kulturore për industrinë e rrushit. Këto ndryshime pasqyrojnë praktikat më të mira të njohura ndërkombëtarisht, dhe përfshijnë futjen e varieteteve të reja të rrushit me fara dhe pa fara me kërkesë të dëshmuar tregu, si dhe teknika të përmirësuara të sistemit mbështetës trellis dhe menaxhim modern të hardhisë. USAID-i solli një grup të ekspertëve ndërkombëtarë dhe lokal për të kryer trajnimin.
Kontrata shënon një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e sektorit eksportues të industrisë së pemëve dhe perimeve të freskëta të Kosovës. “Para ndërhyrjes së USAID-it, shumica e vreshtave të vendit prodhonin rrush vere që shpesh nuk u shit, madje as në tregjet lokale,” thotë Habib Dina udhëheqës i Zëri i Bujkut.
USAID-i ndërhyri për të ndihmuar ri-shartimin e hardhive të rrushit të rajonit, duke u mundësuar atyre që të prodhojnë rrush tryeze. Përveç hapjes së tregjeve të reja të eksportit, shndërrimi u ka mundësuar kultivuesve që të zëvendësojnë importet që tradicionalisht kishin kënaqur kërkesën lokale për rrush tryeze. Me ndihmën e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës, KELMENDI aktualisht është duke ndërtuar një objekt të madh paketimi në Pejë, pak më shumë se një orë rrugë me makinë nga Rahoveci. Objekti do të përfshijë pajisjet moderne të ftohjes me presion ajri për rrushin tryezë dhe pemët e tjera të freskëta, duke rritur kapacitetin e Kosovës për të eksportuar prodhim cilësor.
Projekti katër-vjeçar Mundësitë e Reja për Bujqësi ka punuar me industrinë bujqësore në Kosovë që nga janari 2011 për të krijuar lidhje të reja të tregut, rritjen dhe shumëllojshmërinë e produkteve bujqësore, përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, dhe për të rritur kreditë e përballueshme dhe të arritshme. Programi gjithashtu mbështet sektorin përmes granteve të vogla për fermerët, ndërmarrjeve bujqësore dhe shoqatave.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.