Arbër Ibrahimi dhe Korab Zhuja mbajnë gishtin në pulsin e tregut dinamik të mediave në Kosovë. Gjatë një periudhe prej më pak se një viti, partnerët e biznesit (dhe kusherinjtë) themeluan kompaninë e vetme Kosovare e cila monitoron mediat në mënyrë gjithpërfshirëse. Kompania e tyre PrimeDB, ofron shërbimin profesional i cili kërkohet nga kushdo që ka nevojë të dij se çka thonë mediat vendore në gjuhën shqipe lidhur me çkado dhe këdo. Dymbëdhjetë të punësuarit e PrimeDB-së monitorojnë televizionet kryesore Kosovare, radion, shtypin dhe burimet e lajmeve në internet gjatë 24 orëve, 7 ditë në javë. Kjo kompani gjithashtu digjitalizon çdo fjalë, tingull dhe imazh.
USAID-i, përmes Programit të tij të Ndërmarrësve të Rinj, i cili startoi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në shtator të vitit 2013, i kontribuoi rritjes së kësaj kompanie me një grant prej 10,000 Eurove, të cilat u shpenzuan për blerjen e një skeneri digjital me shpejtësi prej 200 faqe në minutë dhe për shtimin e kapacitetit të serverit të tyre prej 60-terabajtësh. Kjo mbështetje gjithashtu ndihmoi edhe në formalizimin e asaj që deri atherë ishte një kompani virtuale, duke i nxitur partneret që të marrin me qëra një hapsirë për zyre.
Baza massive e të dhënave e PrimeDB-së, e cila vazhdon të rritet, përmban më tepër se 60,000 orë video incizimesh, dy milion faqe të internetit dhe një milion faqe gazetash – të gjitha këto në dispozicion pas disa klikimeve të miut kompjuterik, përmes një sistemi vetanak të krijuar nga Zhuja, 27.
Baza në rritje e klientëve përfshin bankat vendore, kompanitë reklamuese, dhe ofruesit e shërbimeve kabllovike. PrimeDB gjithashtu u shet po atyre mediave të cilat i monitoron. “Ne atyre u japim veglat të cilat u bëjnë jetën më të lehtë,” thotë Ibrahimi. Baza e sofistikuar e të dhënave e PrimeDB-së, u mundëson përdoruesve që të bëjnë më shumë se thjeshtë të përcjellin atë që thonë mediat. Përdoruesit gjithashtu mund të përcjellin edhe shpenzimet që i bëjnë gjatë reklamimit, sikurse edhe blerjet nga ana e të tjerëve të reklamave televizive. Raportet, të cilat mund të përshtaten sipas nevojës, klasifikojnë se cila reklamë do të paraqitet, sikurse edhe ku, kur, dhe sa shpesh, krahas me koston e parashikuar të reklamimit. Veglat tjera përcjellin emetimin e filmave që kanë të drejta autoriale të mbrojtura, por edhe këngëve dhe materialeve tjera, si dhe bëjne matjen e bilancit në mes të komentareve positive dhe negative nëpër gjithë fushën mediatike. “Ne në të vërtetë shesim informatën – asgjë tjetër,” thotë Ibrahimi, i cili synon zgjërimin në tregjet fqinje të Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe, në një të ardhme edhe atë të vendeve të ish-Jugosllavisë.
Asnjëri nga këta dy ndërmarrës ende nuk ka marrë rrogë – të tërë fitimin e realizuar e investojnë prapë në ndërmarrje e tyre.
Programi për Ndërmarrësit e Rinj i USAID-it është i disenjuar që t’u dalë në ndihmë ndërmarrësve të rinj në Kosovë, të moshes 18-35 vjeç. Programi për Ndërmarrësit e Rinj është i vetëdijshëm se ndërmarrësit e rinj kanë nevojë për më shumë se thjeshtë një trajnim – ata kanë nevojë për kapital dhe mbështetje në kohë reale, gjatë fazës së hershme kritike menjëherë pas themelimit të biznesit. Me qëllim që t’u sigurojë këtë mbështetje, programi ofron grante fillestare adekuate për bizneset e sapothemeluara dhe opsionet e kthimit me këste, shoqëruar me trajnime praktike dhe shërbime të vazhdueshme të aftësimit për ndërmarrjet e reja.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.