Gratë Fermere të Kosovës Përparojnë Duke Kultivuar Përbërësin e Produkteve Kozmetike për Lëkurë

Bima e përdorur në kozmetikë i sjellë të ardhura zonës së varfër rurale.
Ankica Zhivkoviq i udhëzon koleget e saj lidhur me atë se si duhet mbledhur lulet dhe gjethet e mullagës së zezë.
USAID Mundësit e Reja për Bujqësi
Bima e përdorur në kozmetikë i sjellë të ardhura zonës së varfër rurale.
“Sviđa mi se ovaj usev, jer ga mogu uzgajati vrlo blizu moje kuće i zahteva vrlo malo investicija.”

Sept. 2014—Një lule e çmuar në industrinë e produkteve për kujdesin ndaj lëkurës femërore është njëkohësisht edhe faktor kyq i stabilitetit financiar afatgjatë për një grup shumetnik të grave të cilat rishtazi kanë filluar t’a kultivojnë atë në Kosovë. Mullaga e zezë përdoret si përbërës zbutës në qindra produkte kozmetike. Tani, me mbështetjen e USAID-it dhe të organizatës jofitimprurëse Gratë për Gratë (Women for Women International), 17 gra etnike serbe dhe shqiptare në regjionin jugor bujqësor të Shtërpces janë duke korrur frytet e saj.

“Më pëlqen kjo kulturë sepse më lejon që të punoj shumë afër shtëpisë sime dhe kërkon shumë pak investime,” thotë Ankica Zhivkoviq, një fermere nga fshati Gotovushë. “Për kulturat tjera nuk është gjithmonë i sigurtë tregu, prandaj është vështirë. Sa i përket mullagës së zezë, tregun e kemi të garantuar.”

Në prill të vitit 2014, USAID-i u ka siguruar këtyre grave lëndën e parë, pajisjet e ujitjes pikë-pikë, si dhe këshilla teknike të nevojshme për kultivimin e kësaj bime, e cila është shumë delikate dhe u nënshtrohet standardeve të rrepta të eksportit nga Bashkimi Europian.

Gratë filluan me mbledhjen e gjetheve dhe luleve të kësaj bime në maj, duke rritur kështu sasinë e grumbulluar nga grumbulluesi bujqësor lokal Agroprodukti, i cili e blenë këtë kulturë nga një rrjet i fermerëve të vegjël familiar në baza ditore, nga muaji maj deri në tetor. Agroprodukti u blenë fermerëve mullagën e zezë të mbledhur me çmimin prej 1.5 euro për kilogram, çmim ky i cili i mundëson secilit fermer që, duke punuar gjatë kohës së lirë, të fitojë mbi 300 euro në muaj – përafërsisht një rrogë mesatare në Kosovë.

Madhësia e parcelave familiare në të cilat gratë kultivojnë mullagën e zezë sillet nga 5 deri në 10 ari. Sipërfaqja e gjithëmbarshme e mbjellë me mullagë të zezë në Kosovë është rreth 4 hektarë. Vetë natyra e bimës së mullagës së zezë e kufizon kultivimin e saj në parcela të vogla.

Agroprodukti bën grumbullimin dhe tharjen e gjetheve dhe luleve të mullagës së zezë me qëllim që t’i eksportojë ato, kryesisht tek blerësit në Gjermani. Atje, kjo bimë hyn si përbërës i një numri të madh produktesh kozmetike dhe shëndetësore natyrore.

Disa nga gratë fermere kanë filluar që vetë të bëjnë tharjen e mullagës së zezë, gjë e cila u mundëson atyre të rrisin çmimin e prodhimit të tyre dhe njëherit të zgjërojnë kapacitetet eksportuese të Agroproduktit. Si rrjedhojë, kjo ndërmarrje është duke shqyrtuar mundësinë që disa kultivuesve t’u ofrojë kontrata pesëvjeçare.

Nga viti 2011, projekti katërvjeçar i Mundësive të Reja për Bujqësi i USAID-it, ka punuar në drejtim të diversifikimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë me qëllim që të promovojë zhvillim, krijojë vende të punës, dhe gjenerojë eksport.

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook