Ngjarja promovuese që tërhoqi në qendër të vëmendjes vjeljen e bollshme të dredhëzave në Kosovë po bëhet ngjarje vjetore. Këtë vit hapja e dytë vjetore e Ditëve të Promovimit të Dredhëzës tërhoqi 3,000 njerëz në qendër të qytetit në Prishtinë.
Ngjarja katër-ditore përkon me kulmin e vjeljes së dredhëzave të freskëta. Rreth 20 fermerët pjesëmarrës raportuan shitjen e 2,300 kilogramë të dredhëzave të freskëta ditën e parë. Njëri prej këtyre fermerëve, Halim Baftiu, parashikoi se vetëm ai do të shesë 700 kilogramë deri në fund të ngjarjes. Më shumë se 11 ton dredhëza janë shitur, që është më shumë se 22,000 euro.
Anembanë Kosovës, USAID-i punon me afërsisht 100 kultivues për të promovuar në mënyrë aktive adoptimin e varieteteve dhe teknologjive të reja të dredhëzës, si dhe mënyrat e reja të trajtimit, paketimit dhe marketingut të frutave të buta. Përpjekjet janë duke ndihmuar ata prodhues që të shesin çdo gjë që mund të rrisin, ndonëse mbështesin qëllimet më të gjera të USAID-it në shtytjen e zhvillimit, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e eksporteve.
USAID, përmes programit Mundësi të Reja për Bujqësi, gjithashtu ndihmon kultivuesit për të përmbushur standardet ndërkombëtare, duke përfshirë Global G.A.P. Çertifikimi vullnetar i praktikave të mira bujqësore mbulon sigurinë e ushqimit, qëndrueshmërinë, mirëqenien e punonjësve dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit dhe burimeve të tjera. Në ditët e fundit, Baftiu u bë fermeri i parë i dredhëzave në Kosovë për të fituar certifikimin Global G.A.P.
“Është një punë e madhe, sepse unë tani lirisht mund t’u them të gjithëve se dredhëzat e mia janë të certifikuara”, tha Baftiu.
USAID-i organizoi Ditët e Promovimit të Dredhëzës prej 5-8 qershor 2013 për të lidhur fermerët Kosovar të dredhëzës me konsumatorët. Ngjarja promovuese nuk duhet vetëm ta zgjerojë tregun për dredhëza të freskëta dhe marmelatë, por gjithashtu të frymëzojë më shumë fermerë vendorë që të fillojnë edhe me kultivimin e manaferrave, sipas zyrtarëve.
Në nivel të fermës dhe fidanishteve, USAID-i ka futur varietete të reja të dredhëzave, së bashku me metodat e reja të kultivimit të frutave në Kosovë. Këto ndërhyrje kanë rritur përmasat e kulturës së dredhëzës, duke shmangur importet. Duke iu falënderuar USAID-it, dredhëzat e rritura në vend tani janë në dispozicion në tregjet e Kosovës në të gjithë muajt, përpos muajve të dimrit.
USAID, përmes programit katër-vjeçar Mundësitë e Reja për Bujqësi, që ka filluar në janar 2011 e përfundon në janar 2015, fokusohet në krijimin e lidhjeve të tregut, rritjen dhe shumëllojshmërinë e produkteve bujqësore, përmirësimin e cilësisë dhe kualitetit, rritjen e kredive të përballueshme dhe të qasshme, përveç kësaj aktiviteti mbështet sektorin përmes granteve të vogla për fermerët, ndërmarrjet dhe shoqatat bujqësore.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.