Borxhlinjë Vini Re: Kosova Ndërmerr Masa të Reja për Zbatim të Lëndve Përmbarimore

USAID ofron pajisje të teknologjisë informative për zyrtarët gjyqësor
Zyrtarët e gjyqësorit informohen mbi sistemin e ri të ekzekutimit përmbari-mor për mbledhjen e detyrimeve përmes mjeteve të bazuara në teknologjinë informative, që janë vu në dispozicion nga USAID-i.
Programi i USAID-it për Zbatim Ligjor të Kontratave
Gjykatat zbatojnë lëndët e grumbulluara civile me më shumë lehtësi dhe efikasitet
“Ne i jemi shumë mirënjohës USAID-it për mbështetjen dhënë gjykatave të Kosovës, mbështetje kjo e cila rezultoi me ekzekutimin e mbi 20.000 lëndëve gjatë pak më shumë se një viti.”

Dhjetor 2014 – Për vite të tëra gjykatat e Kosovës janë ballafaquar me sfida gjatë zbatimit të vendimeve gjyqësore të lëndëve civile. Tek kosovarët, e sidomos bizneset në gjithë vendin, është krijuar një bindje se sjellja e kontesteve afariste në gjykata thjeshtë nuk e vlenë as kohën e humbur e as paratë dhe mundin e bërë, sepse gjykatat nuk janë efikase në zbatimin e vendimeve. 

Me mbi 120.000 lëndë të pazbatuara, ku një numër mjaft i madh i tyre janë mbi pesë vjet të vjetra, shumë qytetarë refuzojnë të bëjnë pagesën e faturave të shërbimeve komunale sepse me të drejtë besojnë se kompanitë e shërbimeve publike nuk janë në gjendje t’i detyrojnë ata për t’a paguar borxhin që kanë ndaj tyre, të paktën jo edhe për disa vite të ardhshme. 

Gjatë vitit të kaluar, programi i Zbatimit Ligjor të Kontratave (CLE) i USAID-it ka ndihmuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjykatat, Bankën Qëndrore të Kosovës, Administratën Tatimore dhe palët tjera të interesuara, në ndërtimin e një rrjeti burimesh të të dhënave i cili u mundëson gjykatave që më lehtë dhe në mënyrë më efikase të zbulojnë vendndodhjen e borxhlinjëve dhe të aseteve të tyre.  

Si rezultat i përdorimit të zgjidhjeve nga teknologjia informative, janë vendosur lidhje të cilat kanë bërë të mundur një përmirësim të ndjeshëm në zbatimin e vendimeve gjyqësore. Gjatë vitit të fundit, është bërë ekzekutimi i më shumë se 12.000 lëndëve përmes qasjes në llogaritë bankare – rrugë kjo e cila deri vonë ka qenë praktikisht e paqasshme për gjykatat. Zbatimi i ekzekutimit përmbarimor kundrejt pagave është bërë i mundur edhe falë një bashkëpunimi më të ngushtë në mes gjykatave, autoriteteve tatimore, dhe Agjencisë për Regjistrim Civil. Masa e zbritjes nga paga, si mjet i përmbushjes së detyrimeve ligjore, është testuar dhe dëshmuar si efektive – një numër shtesë prej së paku 25.000 lëndësh pritet që të ekzekutohet kundrejt pagave gjatë muajve në vijim. 

Në kuadër të programit, drejtuesve të gjyqësorit gjithashtu u është mundësuar qasja në një aplikacion të internetit për raportim statistikor, të zhvilluar nga USAID-i, e cila u mundëson atyre që të monitorojnë performancën e gjykatave si dhe atë të personelit përmbarimor individual, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetin e zyrtarëve të gjyqësorit për menaxhim të personelit dhe shtim të përgjegjësisë.     

“Ne i jemi shumë mirënjohës USAID-it për mbështetjen dhënë gjykatave të Kosovës, mbështetje kjo e cila rezultoi me ekzekutimin e mbi 20.000 lëndëve gjatë pak më shumë se një viti,” theksoi Kryetari i Gjykatës i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani. 

Kapitali i cili për kohë të gjatë ishte i fjetur ka filluar të derdhet prapa në ekonomi. Gjatë tetë muajve të fundit, gjykatat kanë mbledhur mbi 1 milion euro për kreditorët e vendimeve gjyqësore, të cilëve paraprakisht u ishte pamundësuar shfrytëzimi i parave për zhvillimin e bizneseve të tyre dhe krijimin e mundësive për punësim. 

Programi trevjeçar i Zbatimit Ligjor të Kontratave (CLE) i USAID-it filloi në maj të vitit 2013, me qëllim që të përmirësoj sundimin e ligjit në Kosovë dhe të krijojë një ambient afarist më të mirë për zhvillim ekonomik dhe investime.          

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube