Qershor 2017 — Krijimi i mundësive afariste për ndërmarrjet kosovare është thelbësor për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Njëra nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen në vazhdimësi ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) janë mundësitë e kufizuara për sigurimin e financimit.
Me qëllim të kapërcimit të kësaj pengese dhe nxitjes së rritjes ekonomike, USAID-i përmes programit Fuqizimi i Mbështetjes Kreditore krijoi Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) i cili u lëshon institucioneve financiare garanci kreditore për mbulimin, deri në 50 përqind, të riskut të huadhënjes ndërmarrjeve kosovare.
Fondi lëshoi garancitë e para kreditore për huatë NMVM-ve në fund të shtatorit të vitit 2016. Prej atëherë e tutje, janë dhënë në total 321 kredi të cilat tejkalojnë shumën prej 13.7 milion euro, për blerjen e makinerive të prodhimit, pajisjeve bujqësore, si dhe për investime në efiçiencë energjetike.
Brenda më pak se një viti të lëshimit të garancive kreditore, kjo nismë po tregon ndikim pozitiv në fuqizimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës. Përfituesit dëshmojnë se bankat kanë qenë më të prirura për huadhënje përkundër kolateralit të pamjaftueshëm. Kreditë e garantuara u’a kanë bërë të mundur ndërmarrjeve që të sigurojnë financimin e nevojshëm brenda kohës së duhur dhe, rrjedhimisht, të përfundojnë transaksionet në përputhje me parashikimet paraprake, nëse jo edhe më heret. Përfituesit gjithashtu vejnë në pah se transaksionet nuk do të mund të përfundoheshin pa mbështetjen e garancive kreditore të lëshuara ng FKGK.
USAID-i është i përkushtuar ndaj ndihmesës ndërmarrjeve në mënyrë që ato të zhvillohen duke tejkaluar pasojat e kredidhënjes së pamjaftueshme. Falë garancisë kreditore, Naim Beqiraj, pronar i ndërmarrjes për instalim dhe riparim të ngrohjes qëndrore “Ital Term” në Prizren, ishte në gjendje që të zgjëronte ndërmarrjen e tij duke e bartur atë në një lokacion tjetër me pozitë më të favorshme dhe me potencial për hapjen e një salloni ekspozues. Si rezultat i kësaj erdhi rritja e shitjes, zgjërimi i bazës së klientëve dhe shtimi i numrit të të punësuarve.
“Pa huanë, unë nuk do të mundja të siguroj financimin e nevojshëm dhe me shumë gjasë do të humbja këtë rast për investim,” thotë Beqiraj.
Ngjashëm me të, Besnik Spahija i ndërmarrjes IKRE Pharm në Pejë, një tjetër përfitues i huadhënjes, e sheh fondin për garancitë kreditore si një mjet financiarë të shkëlqyeshëm për zgjërimin e afarizmit të tij përmes investimit në hapsira të reja dhe blerjes së inventarit pa patur kurrëfarë kolaterali.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore promovon parimin e “shtueshmërisë,” që don të thotë se banka nuk do të lëshonte kredinë po të mos ekzistonte një garancë – rrjedhimisht “shtesa” e një klienti/kredie të re, e që njëkohësisht paraqet edhe një shtesë rritjes ekonomike të Kosovës. FKGK-ja, me mbështetjen e USAID-it, ka arritur shtueshmërinë duke nxitur huadhënje të reja për ndërmarrjet kosovare, duke përfshirë ato në pronësi të grave dhe pjestarëve të pakicave.
Programi Fuqizimi i Mbështetjes Kreditore i USAID-it veproi nga qershori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2017, ndërsa Fondi Kosovar për Garanci Kreditore vazhdon me punën e tij si një mekanizëm i qëndrueshëm i cili bën garantimin e pjesërishëm të huave bankare për NMVM-të.
LINKS
Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.