Infrastruktura e Re Sjell Ujin e Pijshëm më Afër Fshatrave të Kosovës

USAID punon me qeverinë lokale dhe bashkësine për të siguruar ujin qytetareve
Rruga e Ahmet Rrahmanajt për të siguruar ujë të pijshëm u shkurtua nga 2 kilometra në vetëm 2 metra - ai tani ka rubinetin në oborrin e tij
Bridget Nurre, USAID
Gypat dhe rubinetat e afërt kanë zëvendësuar ecjet e gjata për të pritur në radhë
"Jeta për mua është shumë më e lehtë tash.”

Fshatrat që gjenden mbi kodrat të cilat rrethojnë qytetëzën e Malishevës në  Kosovën qendrore janë sikurse edhe shumë të tjera në këtë vend pa dalje në det, vështirë të qasshme përmes rrugëve, por shumë nga ata që jetojnë aty e preferojnë jetën e qetë agrare kundruall ritmit më të shpejtë të qyteteve më të mëdha të vendit. 

Megjithatë, si edhe shumë të tjerë, fshatrat Bubël, Qupevë dhe Domanek u ballafaquan me vështirësi të mëdha gjatë përpjekjeve të tyre për të gjetur burime të sigurta të furnizimit me ujë të pijshëm; banorëve u duhej të udhëtonin deri në 2 kilometra dhe pastaj të prisnin në radhë para burimit më të afërt të sigurtë të ujit. Vetëm 61% e qytetarëve të Kosovës kanë qasje të rregullt në ujë të pijshëm.

“Gjatë viteve, familja ime ka shpenzuar 50,000 euro në përpjekje për të hapur puset tona vetanake,” tha banori i fshatit Bubël dhe bujku Ahmet Rrahmanaj. “Familja ime gjithmonë ka jetuar në Bubël por ne filluam të mendojmë për shpërngulje në qytet, vetëm për të patur qasje në ujë të pijshëm.”   

Fshati Bubël ishte njëri nga 60 komunitetet e identifikuara në Kosovë nga projekti i USAID-it i Infrastrukturës së Vogël për Ujësjellës dhe Kanalizim, me qëllim të instalimit, rehabilitimit, zgjërimit dhe përmirësimit të sistemeve lokale të ujësjellësit. Ky projekt ka punuar me ndërmarrjet rajonale të ujësjellësit dhe zyrtarët e pushtetit lokal si dhe ka mbajtur mbi 220 takime me përfaqësues të komuniteteve brenda kohëzgjatjes së tij, me qëllim që të sigurojë arritjen e efektit maksimal të sistemeve në secilin fshat ku ata u instaluan.  

Ahmet Rrahmanaj u angazhua në mënyrë aktive gjatë përpjekjeve të bëra në sigurimin e mbështetjes së komuniteteve, duke shpenzuar vullnetarisht kohën e tij për të rekrutuar banorët e tjerë për takime me përfaqësues të komuniteteve dhe për t’i përkrahur ekspertët e programit në udhëzimin e banorëve të fshtrave për përdorimin e duhur dhe mirëmbajtjen e gypave dhe rubinetave të instaluara nëpër shtëpitë e tyre. 

“USAID-i është një emër shumë i rëndësishëm këtu. Duke i falënderuar profesionalizmit të tij por edhe bashkëpunimit të komunitetit ne kemi arritur që përfundimisht t’i tejkalojmë vështirësitë dhe të instalojmë këtë sistem,” shtoi Rrahmanaj.

Si rezultat i këtij programi gjashtëvjeqar, mbi 160,000 banorë të Kosovës, mu sikurse familja Rrahmanaj, tani kanë qasje në ujë të pastër dhe të sigurtë të pijes. 

 “Jeta për mua është shumë më e lehtë tash,” thotë Ahmet Rrahmanajt. 

 Nisma e Infrastrukturës së Vogël për Ujësjellës dhe Kanalizim në Kosovë e cila filloi në shtator të vitit 2008, u financua bashkërisht nga USAID-i, Qeveria Zvicerane, pushteti lokal në Kosovë dhe shërbimet e furnizimit me ujë. 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook