Mësuesi i anglishtes Shpejtim Thaqi ka një punë të dytë—por vetëm në qoftë se ka rreze të mjaftueshme dielli. Kjo është arsyeja pse Thaqi, 32 vjeç, ka filluar një punë të dytë si prodhuesi Kosovar i vetëm i shkumësit për dërrasë të zezë.
Një ditë pranverore me diell e gjeti Thaqin në shtëpi pas kthimit nga mësimi, duke qëndruar në oborrin e tij në mes të disa mijëra shkopinjve të shkëlqyeshëm të bardhë të shkumësit të shtrirë mbi rrjetë për t’u tharë. Të paketuara me nga 100 copë në kuti, Thaqi e shet shkumësin pa pluhur me shumicë për 1.40$ (1 Euro) një kuti, për libraritë dhe shpërndarësit e furnizimit nëpër shkollat e Kosovës.
“Ideja më erdhi gjatë procesit të mësimdhënies,” thotë Thaqi në shpjegimin e gjenezës së kompanisë së tij, Rizoni. “Sa herë që merrja në dorë një copë shkumës, e shihja se etiketa në kuti ishte e shkruar në një gjuhë tjetër. Dhe kështu që unë mendova, ‘Pse njerëzit nuk mund të prodhojnë diçka të tillë këtu kur është aq i lehtë për t’u bërë?’”
Thaqi e nisi Rizoni-n në vitin 2012, në pjese të madhe falë USAID-it. Agjencia, përmes Programit të Ndërmarrësve të Rinj, ka kontribuar përafërsisht me 5,500$ [4,000 Euro], grant i përputhshëm për të blerë një sasi vjetore të karbonat kalciumit dhe sulfat kalciumit, të cilat Thaqi i kombinon për ta prodhuar shkumësin e tij pa pluhur. Banka Botërore përmes Fondit të Zhvillimit të Komunitetit iu bashkangjit USAID-it dhe harmonizoj grantin me pajisjet e nevojshme për të prodhuar shkumës.
“Kjo nuk është aq e komplikuar, por prodhon shumë shkumës,” tha Thaqi për makinën, e cila klasifikon gjashtë kallëpe me strukturë heksagonale për të nxjerrë 30,000 copë në ditë. Që nga gushti 2013, 60 rrjeta tharëse, secila e ngarkuar me shkumës, në mënyrë rutinore e mbushin oborrin e Thaqi-it.
Tani për tani, Thaqi thotë se ai ende fiton më shumë nga mësimdhënia. Megjithatë, ai kohët e fundit morri një porosi prej 10,000-kuti nga një shpërndarës furnizimi me zyrë të vendosur në Prishtinë por me dyqane në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Programi për Ndërmarrësit e Rinj i USAID-it që veproi nga shtatori 2010 deri në shtator 2013 ishte i hartuar për të ndihmuar ndërmarrësit e rinj duke forcuar aftësitë e tyre për ndërmarrësi dhe duke siguruar ndihmë me grante të vogla.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.