Egmend Daija gjithmonë ka shndërruar ne art punën e tij prej zejtari, duke disenjuar dhe krijuar me punë dore çanta te llojit te vet, por edhe valixhe dhe shumë produkte tjera qe mund të qepen nga lekura. Daija ka ndërruar mbështjellëset e lëkurës brenda veturave të vjetra, u ka qepur fytyra të reja karrigeve të berberëve, por ka mbaruar edhe kuti në të cilat janë vënë dhuratat të cilat qeveria e Kosovës u ka dërguara Shtëpisë së Bardhë në Sh.B.A. dhe Vatikanit.
“Kur disenjoj diçka, unë e shoh atë në mendjen time të kryer para se t’ia filloj punës,” thot Daija, i cili kishte treguar prirje te konsiderueshme në pikturim dhe aktrim amator, para se të fillonte me nxënjen e zanatit të lëkurpunuesit në moshën 14 vjeçare.
Shkathtësia, talenti dhe përvoja e tij, bënë që Daija të shquhet nga të tjerët, edhe në qytetin i cili është i njohur për zejtarët e tij. Megjithatë, për shumë vite Daija punoi në mënyrë informale, i vetëm me një makinë të qepjes dhe me koleksionin e tij të çmuar të mostrave, për të krijuar produkte të cilat shiteshin me pakicë apo përmes një distributori. Si pasojë, rritja e punës dukej disi e vështirë për t’u arritur, edhe për shkak se Daijës i mungonte kapaciteti dhe veglat për të krijuar në sasi më të madhe disenjet e komplikuara të cilat vallëzonin në mendjen e tij.
Në vitin 2012, Daija i’u drejtua për ndihme Programit për Ndërmarrësit e Ri të USAID-it -- i cili zhvilloi aktivitet në periudhën kohore prej shtatorit 2010 deri në shtator 2013 – për asistencë. Programi u përgjegj me trajnim, grant dhe udhëzim të vazhdueshëm. Prej atëherë, ish-zejtari e transformoi vetvehten në një prodhues të vogël. Sot, Daija, 34 vjeç, udhëheq me një fabrikë të vogël të kompletuar me të gjitha paisjet e duhura, me gjashtë makina çepjeje dhe dy puntorë të ri të punësuar rishtazi.
Makineria shtesë, e blerë me ndihmën e një granti të vogël nga USAID-i, dhe fuqia puntore e re, i mundësuan Daijës që të krijoj desenje më të sofistikuara me lëkurë, me shpejtësi më të madhe si dhe kualitet dhe efektivitet më të lartë. Në ndërkohë, inkurajimi të cilin i dha USAID-i për të regjistruar biznesin e tij, i dha Daijës çasje, e cila deri atëherë i kishte munguar, në kredi bankare, gjë e cila i mundësoi atij të investoj në rritje të mëtutjeshme.
Megjithëse Daija ende shet përmes një distributori në Prishtinë, ai rishtazi ka hapur edhe një shitore me pakicë në qytetin e tij. Aty, bashkëshortja e tij Jetmira, magazinon dhe shet produkte nga vëllimi në rritje i prodhimtarisë. Përkundër gjithë asaj që ka fituar, Daija ka patur kujdesin e duhur për të mos humbur vizionin e tij artistik. Përkundrazi, ai mendon se USAID-i në të vërtetë i ka kontribuar përsosjes së këtij vizioni.
“Tani mund të shprehem më lirshëm – kam më tepër kohë për të menduar për disenje të reja,” thot Daija. “Gjithashtu, tash kam edhe veglat e duhura për të krijuar çfarëdo që mund të imagjinoj.”
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.