Ndarja e Kostos Trefishon Ndikimin e Projektit të Furnizimit me Ujë në Kosovë

Ndarja e Kostos Trefishon Ndikimin e Projektit të Furnizimit me Ujë në Kosovë
Vajza e re shijon një gllënjkë uji të pijshëm pas ndihmës së USAID-it
International Relief for Development
Zonat rurale përfitojnë ujë të pastër të pijes përmes financimit nga ana e më shumë donatorëve.
“This water program was the best thing our municipalities could have asked for.”

Nov. 2014—Në shtator të vitit 2008, 60 përqind e komuniteteve rurale në Kosovë nuk kishin ujë të pastër për pije. Atëherë USAID-i u angazhua për t’u dale në ndihmë, me 5 milion dollarë amerikan dhe një plan trevjeçar.

Gjashtë vite më vonë, në sajë të një marrëveshjeje pioniere për ndarjen e kostos, investimi fillestar është trefishuar ndërsa përqindja e komuniteteve pa qasje në ujë të pastër pothujse është përgjysmuar.  

“Ne besojmë se cilësia e jetës fillon me ujë të pastër,” shpjegon Sara Buchanan, Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-it në Kosovë, me rastin e kremtimit të përmbylljes së programit, më 15 gusht. “Qasja në ujë të pastër është themeli për një shoqëri të shëndetshme, produktive dhe të lumtur.”   

Projekti i Infrastrukturës së Vogël për Ujë dhe Kanalizim i USAID-it krijoi partneritete me autoritetet e qeverisjes lokale në katër komuna të pjesës qëndrore dhe perëndimore të Kosovës si dhe me kompanitë e tyre respektive të furnizimit me ujë, me marrëveshjen përmes së cilës kostoja e ndërtimit dhe implementimit do të ndahej në mënyrë të barabartë. Partnerët lokal tejkaluan shumën e paraparë me marrëveshjen për ndarjen e kostos me gjithsejt 3 milion dollarë amerikan.    

“Ky program i furnizimit me ujë ishte gjëja më e mirë që komunat tona mund t’a kishin kërkuar,” thotë Isni Kilaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës, njërës nga komunat partnere. “Pa ndihmën e USAID-it, do të kishte qenë i pamundur sigurimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për instalimin e infrastrukturës së domosdoshme për t’u sjellur ujin fshatrave të thella të komunës sime.”  

Duke parë suksesin e fazës së parë të projektit, i cili u ka sjellur dobi më shumë se 85,000 përfituesve, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë u bashkangjit duke kontribuuar me 3.4 milion dollarë amerikan shtesë, dhe duke i mundësuar kështu projektit që të arrijë edhe te 72,000 përfitues tjerë. 

“Sinergjia e krijuar dukej si një përshtatje e natyrshme, kur kihet parasysh se kemi të përbashkët interesimin për dhe përqëndrimin në çështjet e ujit dhe kanalizimit,” thotë Ardiana Efendija-Zhuri, Zyrtare Nacionale e Programit për Ujë dhe Kanalizim pranë Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim. “Kjo është hera e parë që qeveria zvicerane ka marrë përsipër obligime nën një marrëveshje të tillë, mirëpo suksesi i saj padyshim se ka hapur rrugën për bashkëpunim në të ardhmen.”   

Në vitin 2010 dhe 2012, projekti ka marrë gjithsejt 2.2 milion dollarë amerikan shtesë nga Qeveria e Kosovës, si dhe 268,000 dollarë amerikan nga fondet e USAID-it për projekte në tri komuna shtesë me shumicë serbe në veri të Kosovës. 

Gjatë kohëzgjatjes gjashtëvjeçare të projektit, numri i gjithmbarshëm i qytetarëve të cilët kanë përfituar nga Infrastruktura e Vogël për Ujë dhe Kanalizim është 167,000 – afër 25 përqind e populates rurale në vend. Projekti përmbylli punën e tij në gusht të vitit 2014.                           

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube