Infrastruktura e sigurt e transportit është vitale për zhvillimin ekonomik dhe social të një komuniteti të largët, veçanërisht sa i përket qasjes së banorëve në kujdesin shëndetësor dhe arsimin.
Çitlluku është një fshat i largët agrar me 200 banorë në komunën veriore të Zubin Potokut. Deri vonë, anëtarët e komunitetit kishin për përdorim vetëm rrugën e pa asfaltuar në kryerjen e detyrave të përditshme të tilla puna, pazari dhe takimet e tjera të rregullta. Kjo mungesë e qasjes në transport të duhur ishte veçanërisht problematike për të moshuarit e komunitetit, të cilët kanë pësuar izolim social dhe vështirësi për t’iu qasur kujdesit mjekësor.
Udhëheqësit e komunitetit kërkuan ndihmë nga Programi për Nismën e Veprimit në Komunitete të USAID-idit për asfaltimin e rrugës 330-metra. Komuniteti përfitoi një grant 50,000 $ nga USAID dhe i tërë komuniteti kontribuan për të pastruar rrugën dhe për ta përgatitur atë për asfalt.
“Jeta është shumë më e lehtë tani, rruga duket mrekullueshëm,” shpjegon 63 vjeçarja nga Çitlluku, Boška Obradović. “Banorët e moshuar tani me lehtësi mund të shkojnë në spital, pa pasur nevojë të kalojnë në pellgje balte.”
“Tani më nuk ka pellgje balte, nuk ka baltë, dhe kjo është shumë e rëndësishme kur keni një fëmijë,” thotë Radica Obradović, nëna e Aleksandrës 15-muajshe, e cila bëri hapat e saj të parë këtu në rrugën e re. “Kjo rrugë do të thotë shumë për ne, dhe ne jemi shumë të kënaqur dhe mirënjohës, jo vetëm familja ime, por i tërë fshati.”
Programi për Nismën e Veprimit në Komunitete i USAID ka filluar në korrik të 2010 dhe vazhdon deri në korrik 2014. Ai mbështet zhvillimin e komunitetit dhe rindërtimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, ndërton organizata të forta të shoqërisë civile, dhe përmirëson mundësitë ekonomike dhe të punësimit.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.