Qytetaria aktive qëndron në vetë bërthamën e demokracisë së shëndoshë. Me ndihmën e USAID-it, komunat janë duke u angazhuar drejtpërdrejt me qytetarët në procesin e vendim-marrjes. Mbajtja e debateve publike gjatë zhvillimit të buxhetit komunal, është njëra nga rrugët kryesore përmes së cilave zyrtarët komunal inkorporojnë kontributin e qytetarëve në një mënyrë domethënëse.
USAID-i, përmes Nismës së Komunave Efektive Demokratike, është duke ndihmuar komunat e Kosovës në aplikimin e metodave të ndryshme të vërjes në dispozicion të informatave, siç janë buletinët, fletë-publikimet komunale, faqet e internetit, takimet publike etj., të gjitha këto me qëllim të rritjes së pjesmarrjes së qytetarëve në debatet buxhetore. Si rezultat, shumë nga kërkesat janë inkorporuar nëpër buxhetet komunale. Në 22 komuna që janë partnerë të USAID-it, diku rreth 119 kërkesa të qytetarëve, që kanë rezultuar me një total prej 10.9 milion dollarë mjete të alokuara, u inkorporuan në buxhetet e vitit 2012.
Komuna e Vushtrrisë është një shembull i shkëlquer i këtij procesi. Një numër projektesh janë implementuar si rezultat i kërkesave të qytetarëve, të shprehura gjatë debateve publike, duke përfshirë këtu edhe asfalltimin e rrugës në fshatin Bruzik, projekt ky nga i cili përfituan rreth 500 banorë, si dhe ndërtimin e shkollës së re në fshatin Zhilivodë. Ndërtimi i shkollës i dha një shtytje të madhe ekonomisë dhe përditshmërisë së banorëve të fshatit, të cilët nuk janë më të detyruar të dërgojnë 120 fëmijët e tyre për arsimim nëpër shkollat e rrethinës. Fshati gjendet 21 kilometra larg qytetit të Vushtrrisë, dhe ishte e vështirë për fëmijët që të udhëtojnë çdo ditë nga fshatrat dhe prapa. Tani ata kanë shkollën e tyre.
“Nëse dëshiron që të shohësh mirëqenje në komunitetin tënd, e gjithë ajo që duhet bërë është kjo: Merr iniciativë dhe qëndro i angazhuar. Është hera e parë kjo që fshati ynë është duke përfituar përmes debateve publike. Në të kaluarën, ne nuk kemi patur kurrë një përfaqësues komunal që të paraqes nevojat e tona,” thotë Zekri Muzaqi, banor i komunës së Vushtrrisë, i cili inicoi projektin a asfaltimit të rrugës.
Skender Krasniqi, një fshatar i cili inicoi kërkesën për ndërtimin e shkollës, e përmbledhi përvojën e tij me këto fjalë: “Të jesh i informuar dhe të të dëgjohet zëri – kjo është demokraci, dhe kjo është pikërisht ajo që komuna jonë është duke bërë. Jam shumë i lumtur që USAID-i është duke mbështetur udhheqësinë komunale në gjetjen e rrugëve për t’i sjellur qytetarët në procesin e vendim-marrjes.”
Nisma e Komunave Efektive Demokratike e USAID-it, e cila zhvillohet nga gushti i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2013, u ofron asistencë qeverive komunale dhe zyrtarëve komunal në ngritjen e nivelit të aftësive të tyre, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale, rritjen e transparencës, dhe intensifikimin e bashëpunimit me qytetarët. Krahas kësaj, nisma promovon zhvillimin ekonomik lokal.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.