Data e fillimit: 20 Dhjetor 2012
Kohëzgjatja: 17 Qershor 2015
Buxheti i paraparë i projektit (kohëzgjatja e projektit): $ 412,984
Implementues: Rrjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese (Balkan Investigative Network Reporting, BIRN)
|
Synimet
Synimi i përgjithshëm i Projektit PMPM është rritja e legjitimitetit të medieve dhe përforcimi i lirisë së shprehjes, përmes fuqizimit të gazetarëve për zvogëlimin e lëndueshmërisë së tyre ndaj frikësimit politik, ekonomik dhe ligjor. Projekti ka tre komponentë:
- Shërbimi për kontrollimin e fakteve të medieve
- Gazetaria hulumtuese dhe bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe mediave
- Reforma e kornizës legjislative të medieve dhe mediet përgjegjëse
Komponenti 2
Komponenti i PMPM-së për përforcimin e bashkëpunimit mes organizatave të shoqërisë civile dhe medieve, si dhe përforcimin e gazetarisë hulumtuese e synon tejkalimin e mungesës së ndërlidhjeve mes gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC) për çështjet me interes publik. Komponenti krijon marrëdhënie partneriteti mes medieve dhe OShC-ve që do të mundësojnë bashkëpunim afatgjatë, duke i siguruar publikut informata më të mira dhe më përmbajtësore, si bazë për vendim-marrje të informuar.
Rezultatet e pritura/Ndikimi
- Puna e OShC-ve do të bëhet më e dukshme në media, ndërkohë që do të rritet legjitimiteti i medieve, me sigurimin e më tepër informatave për publikun. Do të sigurohet definimi më i qartë i linjave të komunikimit mes medieve dhe OShC-ve. Duke funksionuar si burime faktike, OShC-të do t’i pajisin gazetarët me informata të interesit publik, duke e ndihmuar krijimin e gazetarisë profesionale, të bazuar në fakte, objektive dhe profesionale.
- Aftësitë, dituria dhe kapaciteti i gazetarëve do të përmirësohet me veglat e reja, mentorimin, udhëzimin dhe me burime të reja financiare për raportim hulumtues. Gazetarët do të kenë mundësi për publikimin e raporteve hulumtuese në ueb-faqet ekzistuese dhe të besueshme, t’i prezantojnë ato në TV ose t’i publikojnë në mediet e shtypura.
Informatat për kontakt
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.