PROGRAMI I USAID PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

Fillimi:  26 qershor, 2013                                                             
Kohëzgjatja:  34 muaj    
Buxheti i pritur i projektit: $671,109       
Zbatues:  Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar 

 

Qëllimet

Qëllimi i përgjithshëm i programit është kontributi ndaj Maqedonisë demokratike pa korrupsion.

Qëllimi i programit është informim dhe njohuri të shtuara të organizatave qytetare dhe qytetarët për kërkimin e më shumë llogaridhënies te institucionet, si dhe kontribut ndaj integritetit të tyre më të lartë.


Komponentët

  • Analizë e thelluar e korrupsionit shtetëror në Maqedoni –Zbatimi i Sistemit për përcjellje të korrupsionit (SPK) për matjen e nivelit të tanishëm dhe trendët e përhapjes së korrupsionit në vend, si dhe identifikimi i qëndrimeve të opinionit dhe pritjet e tija.
  • Ndërtimi i kapaciteteve të OQ  – Kapacitete të ngritura të organizatave qytetare për përcjelljen dhe luftën kundër korrupsionit dhe ruajtja e llogaridhënies së Qeverisë, si dhe kërkimi dhe udhëheqja e qytetarëve në ndërmarrjen e përgjegjësisë dhe aktivizmit më të madh dhe ndikimi mbi politikat publike.  
  • Përcjellja e politikave – Përcjellja e transparencës së procesit të krijimit të politikave dhe shpenzimi i buxhetit shtetëror, si dhe sigurimi i mundësive për të gjithë aktorët e interesuar që të jenë të informuar, të konsultuar si partnerë në ato procese.
  • Ngritja e vetëdijes për korrupsionin shtetëror – Informimi i qytetarëve për probleme specifike anti-korruptuese; shënimi i përvojave të përditshme në dhënien/mosdhënien e mitës; dhe motivimi i mediave dhe gazetarëve të ri që të shkruajnë për korrupsionin.

Rezultatet e pritura/Ndikimi

  • Sistem i zbatuar për përcjelljen e korrupsionit (SPK);
  • Raport i zhvilluar për vlerësim të korrupsionit (RVK);
  • Tre plane të veprimit të zhvilluara për problemet e identifikuara në RVK;
  • Forum për politikat për lutë kundër korrupsionit;
  • Më shumë se 60 përfaqësues të OQ dhe institucioneve shtetërore të trajnuar për ndjekjen e luftës kundër korrupsionit;
  • Platformë e vendosur e OQ kundër korrupsionit;
  • Përcjellja e transparencës së institucioneve – Raport i zhvilluar “Pasqyra e qeverisë”;
  • Tre raporte për vlerësim të rrezikut (RVRR) të zhvilluara për institucionet shtetërore të ekspozuara ndaj rrezikut të korrupsionit;
  • 10 raporte të publikuara për çështje të ndryshme lidhur me korrupsionin;
  • Ciceron i përgatitur për qytetarët për përcjelljen e buxhetit;
  • Ueb faqe e zhvilluar për përcjelljen e shpenzimeve nga buxheti shtetëror;
  • 16 ngjarje informative të organizuara anembanë Maqedonisë;
  • Ueb faqe inovative  zhvilluar për përcjelljen e korrupsionit;
  • Motivim i shtuar t mediat për të shkruar rrëfime lidhur me korrupsionin.

Kontakt informata

Kontakte në USAID:  Majkëll Stievater, AOР, mstievater@usaid.gov
Udhëheqëse e programit:  Emina Nuredinoska, enr@mcms.mk
Koordinatore e programit:  Marija Sazdevski, msz@mcms.mk