Profesionistet ligjore në Kosovë gjejnë forcë në numra

Profesionistet ligjore femra në Kosovë gjejnë forcë në numra
Organizata bashkon profesionistet ligjore nga të dyja palët e gjyqësorit për të avokuar për gratë në pozita udhëheqëse në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Programi i USAID-it për Sundim të Ligjit
Ngritja e kufirit të epërm për numrin në rritje të femrave në drejtësi.
“Dua t’i nxisë femrat e reja t’i bashkohen këtij profesioni, por ato duhet ta kuptojnë se do të ketë edhe më shumë presion mbi to sesa mbi kolegët e tyre meshkuj.”

Shkurt 2015— “Mendoj se gratë janë të marra të pretendojnë se janë të barabarta me meshkujt. Ato janë shumë më të fuqishme dhe gjithmonë kanë qenë të tilla.”

Prokurorja e Shtetit e Kosovës Laura Pula i bëri disa t’i ngrisin vetullat kur e përfundoi së voni një fjalim para studentëve të juridikut më këtë citim nga autori i Lord of the Flies William Golding, por ajo sigurisht që tërhoqi vëmendjen e tyre.

“Puna e prokurores është shumë e lodhshme dhe kërkuese - kërkon masë të jashtëzakonshme të përgjegjësisë dhe guximit,” shpjegon Pula, që poashtu është bashkë-Kryesuese e Forumit një-vjeçar të Kosovës të Gjykatësve dhe Prokuroreve Femra. “Dua t’i nxisë femrat e reja t’i bashkohen këtij profesioni, por ato duhet ta kuptojnë se do të ketë edhe më shumë presion mbi to sesa mbi kolegët e tyre meshkuj.”

Aktualisht, femrat përbëjnë vetëm pak më shumë se një të tretën e prokurorëve të Kosovës (35 përqind) dhe çerekun e gjykatësve (27 përqind), por duket se këta numra po rriten. Më shumë se gjysma e studëntëve të juridikut në vend janë femra (54 përqind) dhe 31 prej tyre e kanë kaluar Provimin Shtetëror të Jurisprudencës këtë vit – numri më i lartë deri me tani në historinë e re të sistemit gjyqësor.

Programi I USAID-it për Sundimin Efektiv të Ligjit ndihmoi në themelimin e Forumit gjatë Javës së Grave në Mars 2013, që është një ngjarje vjetore që bashkon femrat në role udhëheqëse nga një larmi sektorësh për të diskutuar mënyrat për të fuqizuar më shumë femra në secilin prej tyre. Forumi zyrtarisht u themelua në Dhjetor 2013 kur 52 anëtaret e para zgjodhën bordin e parë të Forumit dhe miratoi misionin e tij.

“Krijimi i Forumit nuk ishte vetëm një hap i rëndësishëm përpara për femrat në profesionin juridik, por poashtu edhe për sistemin gjyqësor të Kosovës në tërësi,” Kryesuesja e Forumit dhe Gjykatësja e Gjykatës së Apelit Biljana Rexhiq i tha Zërit të Amerikës gjatë vizitës studimore për gjykatëset e Forumit në Tetor 2014.

Vizita përfshiu ndalesa tek Konferenca Vjetore e Asociacionit Kombëtar të Gjykatësve Femra në SHBA, në San Diego të Kalifornisë dhe në Uashington, DC, ku u takuan me Gjakatëset Femra të Asociacionit Ndërkombëtar, Asociacionin Amerikan për Jurisprudencë, dhe Projektin për Apel dhe Fuqizim Ligjor kundër Dhunës në Familje.

Vizita studimore ishte pika kryesore e vitit të parë të Forumit, i cili rritin anëtarësinë në 135 profesioniste ligjore femra falë takimeve tremujore në gjashtë rajone të ndryshme nëpër Kosovë dhe pjesëmarrjes aktive në ngjarjet për Javën e Mbrojtjes për Viktimat e Krimit dhe Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Në vitin e tij të dytë, Forumi synon që jo vetëm të rrisë mundësitë për rrjetëzim dhe mentorim për anëtaret e tij dhe për studentet femra të juridikit, por poashtu të marrë udhëheqjen për një çështje jetike ligjore: parandalimin dhe zbatimin e urdhërave kundër dhunës në familje. Forumi tashmë është duke punuar në një libërth apo referencë juridike për gjykatëset dhe prokuroret.

“Dhuna kundër femrave është kancer,” shpjegon Gjykatësja Rexhiq. “Kjo është një fushë kyçe ku përvoja jonë ligjore dhe përkrahja për femrat mund të sjellë ndryshim real. Ende ka shumë punë për të bërë në Kosovë për t’u dhënë viktimave mbrojtjen që e meritojnë.”

Programi katër-vjeçar i USAID për Sundimin Efektiv të Ligjit ka punuar me institucionet kosovare të drejtësisë që nga viti 2011 për të forcuar kapacitetin e tyre që t’u shërbejnë më mirë nevojave të qytetarëve të vendit, përfshirë rritjen e angazhimit të publikut dhe nismave për qasje në drejtësi. „Mislim da bi bilo neozbiljno da se žene pretvaraju da su jednake sa muškarcima. Znatno su superiornije i uvek su bile.“

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube