Kryetarët e Sapozgjedhur të Komunave në Veri të Kosovës u Përgjigjen Nevojave të Zgjedhësve të Tyre

Në bashkëpunim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri të Kosovës u përgjigjemi nevojave të zgjedhësve të tyre
Qytetarët në veri të Kosovës duke u paisur me dokumente të gjendjes civile pranë Qendrës së Shërbimeve të Qytetarëve në kuadër të Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut.
Iniciativa e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive
Trotoaret, ndriçimi rrugor, dhe ndërtesat e rinovuara përmirësojnë mirëqenjen
“Shumë shpesh, politika i zë udhën punës së rëndësishme të qeverisjes [por ne kemi punuar] për të siguruar se ju do të keni qasjen dhe resurset e domosdoshme për t’u shërbyer qytetarëve tuaj në mënyrë efektive.”

Shtator 2014—Për kryetarët e komunave që u zgjodhën për të përfaqësuar katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – për herë të parë në historinë e këtij vendi të ri të pavarur – obligimi më i rëndësishëm pas marrjes së detyrës në fillim të vitit 2014 ishte që t’i kthenin besimin bazës së tyre zgjedhore. Atyre u duhej që t’u tregojnë qytetarëve të komuniteteve të tyre se ata jo vetëm se u’a kuptojnë mirë nevojat, por edhe se do të bëjnë çdo gjë për t’i plotësuar ato dhe për t’i mbajtur kështu premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.    

Iniciativa e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI), i cili punoi me sukses në partneritet me administratat në pjesën jugore të Kosovës në përmirësimin e shërbimeve të qytetarëve në vitin 2010, i’u përvesh punës për të ndihmuar në krijimin e administratave të reja dhe lehtësuar tranzicionimin e strukturave të deriatherëshme paralele serbe në gusht të vitit 2013. Programi ndau 100.000 dollarë amerikan për të ashtuquajturat “quick-start” projekte të komuniteteve në secilën komunë dhe me shpejtësi filloi bashëpunimin me zyrtarët komunal për t’i vënë ato në lëvizje.  

Brenda më pak se një viti, qytetarët në katër komunat veriore filluan që të kenë përfitime të prekshme nga trotoaret e reja, ndriçimi rrugor, çerdhet e fëmijëve dhe klinikat shëndetësore, si dhe, përgjithësisht, nga mundësitë e rritura të ofrimit të shërbimeve për ta dhe projektet tjera të cilat kryetarët e rinj të komunave kanë vendosur të realizojnë.    

“Shumë shpesh, politika i zë udhën punës së rëndësishme të qeverisjes,” tha Ambasadorja e Sh.B.A.-ve në Kosovë, Trejsi En Xhejkobson, duke i’u drejtuar zyrtarëve komunal të mbledhur më 14 gusht, gjatë pritjes së organizuar me rastin e përfundimit të këtij programit të USAID-it. “Përmes këtij programi, USAID-i ka punuar krah për krah me kryetarët e rinj të komunave dhe kuvendet komunale në veri të Kosovës për të siguruar se ju do të keni qasjen dhe resurset e domosdoshme për t’u shërbyer qytetarëve tuaj në mënyrë efektive.”     

Një javë më parë, Ambasadorja i ishte bashkangjitur Kryetarit të Komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq, për t’i dhënë kontribut konkret njërit nga projektet e identifikuara nga ai: modernizimit të mobiljeve dhe materialeve edukative për 300 nxënësit e çerdhës komunale të fëmijëve.  “Ne zakonisht presim lot kur fëmijët kthehen në çerdhe pas pushimit veror, por tani, duke i’u falënderuar lodrave të reja dhe mjeteve mësimore, po shohim vetëm fytyra të buzëqeshura,” u tha një mësuese e kësaj çerdheje të fëmijëve Ambasadores dhe Kryetarit.   

Në Zubin Potok, një OJQ lokale e të rinjëve ka gjetur se për 65 përqind të banorëve ndërtimi i trotoareve dhe vendosja e ndriçimit rrugor ështe prioriteti më i lartë nga aspekti i rritjes së sigurisë së komunitetit të tyre. Administrata e re vërtetoi këtë prioritet dhe i hyri punës për të ndërtuar, në bashkpunim me USAID-in, trotoare në gjatësi prej 830 metrash dhe vendosur 63 drita rrugore përgjatë një rruge nëpër të cilën rregullisht ecin për në shkollë 1.200 nxënës.    

Administratat e reja në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut vendosën që të ngrisin nivelin e shërbimeve për qytetarët e tyre duke bërë rinovimin e gjithmbarshëm të sallës kryesore publike, në rastin e Leposaviqit, dhe zgjërimin e kapaciteteve të Qendrës së Shërbimeve të Qytetarëve në Mitrovicën e Veriut. Duke u falënderuar trajnimeve dhe formave tjera të mbështetjes nga USAID-i, Zyra e Administratës Komunale në Mitrovicën e Veriut ka lëshuar mbi 10.000 dokumente të gjendjes civile, duke përfshirë çertifikata të lindjes dhe martesore, dhe ka regjistruar 377 ndërmarrje afariste nga hapja e saj për here të pare në korrik të vitit 2012.    

Iniciativa e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive ka filluar me punën në gusht të vitit 2010, në partneritet të drejtpërdrejtë me 25 qeveri komunale, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve komunale, rritur angazhimin e qytetarëve në çështjet të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek ata, ofruar instruksione dhe trajnime në vendin e punës në fushën e menaxhimit publik, dhe për t’u siguruar grante komuniteteve për përmirësim të infrastrukturës publike. Projekti është zgjatur në gusht të vitit 2013 për t’i përqëndruar përpjekjet e tij në katër komunat veriore me shumicë serbe. Projekti përfundoi punën e tij në gusht të vitit 2014.           

LINKS