Ndikimi i Kredive Afariste në një Qytet të Kosovës

Ndikimi në një vend të Kosovës
Nxënësit e çerdhes së fëmijëve të veshur për të ekzekutuar muzikë tradicionale gjatë ceremonisë së përurimit të shkollës së tyre të re të ndërtuar me fondet e Komunës së Istogut dhe USAID-it.
Nazmije Bajrami
Trajnimi i mësimdhënësve dhe çerdhja e re e fëmijëve gjithashtu ndihmojnë në forcimin e komunitetit
“Unë kisha para për të blerë tokën, por më nevoitej financim shtesë për të rindërtuar infrastrukturën."

Mars 2015—Istogu, në pjesën veriperëndimore të Kosovës, është njëra prej komunave më periferike në vend. Për afro 40.000 banorët e këtij rajoni, të shpërndarë në qytet dhe 50 fshatrat që e rrethojnë, bujqësia dhe turizmi përbëjnë bazën e zhvillimit ekonomik.

Nga viti 2008, 43 biznese të Istogut kanë përfituar financim përmes USAID-it, ndërsa vetë qyteti është dëshmuar si njëri nga partnerët më të fortë të USAID-it gjatë 16 viteve të mbështetjes së kësaj demokracie të re të Europës Juglindore.  

“Fillova me këtë ndërmarrje në vitin 2002, pak pas konfliktit, për të ndihmuar në krijimine e vendeve të punës për fqinjët e mi, që ata përsëri të mund të ngriteshin në këmbët e veta,” shpjegon Halit Avdijaj. Ndërmarrja e tij, Agroproduct Syne, ka arritur që prej atëherë të bëhet prodhuesi dhe eksportuesi kryesor i produkteve të egra të mbledhura me certifikim organik dhe barishteve të kultivuara.   

Me ndihmën e disa aktiviteteve të mbështetjes së sektorit privat të USAID-it, duke përfshirë edhe Mundësitë e Reja për Bujqësi dhe Fondin Financiar Crimson, ndërmarrja e Avdijajt ka themeluar 40 qendra të grumbullimit anembanë Kosovës dhe siguron të ardhura për afro 22.000 njerëz, të cilët mbledhin lule të egra dhe barishte që rriten me bollëk në gjithë vendin. Gjatë viteve, USAID-i ka ndihmuar këtë ndërmarrje në arritjen e certifikimit organik, krijimin e lidhjeve me tregje ndërkombëtare, dhe, rishtazi, dyfishimin e kultivimit të kamomiles dhe sjelljen e llojeve të reja të barishteve për kultivim.  

Deri më sot, kreditë që u janë siguruar kompanive të Istogut kanë ndihmuar në krijimin e 236 vendeve të përhershme të punës.   

Naim Shatri, pronar i ndërmarrjes Abacus e cila bën furnizimin e shkollave me mjete të ndyshme, shpreson që të ndikojë në rritjen e këtij numri. Në vitin 2014, ky pronar biznesi u bë zotëruesi i pjesës më të madhe të pronësisë mbi fermën Dubrovna – prone kjo me sipërfaqe prej 330 hektarësh e cila, përkundër zhvillimit të hovshëm që pati gjatë viteve të 90-ta, ishte e lënë pas dore.    

“Kjo fermë ishte shumë e rëndësishme për këtë rajon gjatë kohës kur unë isha duke u rritur,” shpjegon Shatri. “Unë kisha para për të blerë tokën, por më nevoitej financim shtesë për të rindërtuar infrastrukturën. USAID-i u gjend aty me një kredi mu në kohën e duhur.”   

Shatri ka përfituar kredi në shumën prej mbi 190.000 dollarë, nga viti 2012 e tutje, për rindërtimin e infrastrukturës së fermës, qiramarrjen e një lakto-ngrirësi të teknologjisë së fundit, dhe blerjen e lopëve të një race me prodhimtari të lartë e cila nuk ka qenë më parë prezente në tregun kosovar të qumështit. Pas pagesës së çmimit të lartë prej 1850 dollarë amerikan për lopë, Shatri është i përqëndruar në rritjen e tyre dhe pret që të ketë një tufë prej 150 lopësh deri në fund të vitit.

“Me këtë rritje që po shkon mirë dhe me lakto-ngrirësin në dispozicion, unë do të mund të kthejë kredinë time të fundit para afatit,” thotë Shatri.

Mbështetja e USAID-it shkon përtej sektorit privat. Qendra e Zhvillimit Profesional për mësimdhënësit e rajonit, e themeluar nga USAID-i në vitin 2012 ndërsa tani e drejtuar nga komuna, ka ofruar trajnime për më shumë se 360 mësimdhënës në gjithë rajonin. 

Istogu është edhe njëra nga 16 komunat partnere në kuadër të aktivitetit të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku, i cili ka ndihmuar themelimin e katër forumeve komunitare për të udhëhequr planifikimin e projekteve infrastrukturore prioritare.  

Një projekt i tillë ishte ndërtimi i një çerdheje të re fëmijësh në fshatin Bajë, në vitin 2013, i cili rezultoi nga marrëveshja e parë qeveria-qeverisë e lidhur në Kosovë nga USAID-i dhe Komuna e Istogut. Komuna identifikoi çerdhen si një projekt prioritar ndërsa USAID-i ndihmoi në financimin e tij dhe në udhëzimin e proceseve të prokurimit dhe ndërtimit. Çerdhja e re shkurtoi në masë të konsiderueshme distancat që shumë nga nxënësit duheshin kaluar për të shkuar në shkollë, ndërsa dyfishoi pothuajse menjëherë numrin e të regjistruarve.   

Përmirësimi i rritjes ekonomike është pjesë qëndrore e Strategjisë së USAID-it për Bashkëpunim e Zhvillim të Vendit 2014-2018. Për qytetet si Istogu, arsimi dhe zhvillimi i bizneseve janë shtytësit e rritjes. 

Mbështetur nga USAID-i prej korrikut të vitit 2008 deri në dhjetor të vitit 2014, Fondi Financiar Krimson ofron kredi dhe qiramarrje të paisjeve për ndërmarrje të vogla dhe të mesme me qëllim që t’u ndihmojë atyre të rrisin shitjet, krijojnë vende të reja të punës, zgjërojnë prodhimin vendor, dhe rrisin konkurueshmërinë vendore dhe ndërkombëtare.           

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube