Gratë Lidere të Kosovës Avokojnë për “Vend pranë Tryezës"

Gratë Lidere të Kosovës Avokojnë për “Vend pranë Tryezës
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga (e dyta nga e djathta) pozon për një selfie me pjesmarrëset e konferencës.
NDI Kosovo
Tubimi një javor vë në pah sundimin e ligjit, barazin gjinore.
"Kjo javë u jep grave një shtytje për të ecur përpara në fushat e tyre të zgjedhura."

Maj 2015 – Kur gratë zgjidhen, ato bëhen avokuese për çështje të cilat i prekin të gjithë: shërbimet më të mira shëndetsore, përkujdesja ndaj fëmijëve dhe edukimi, e të tjera. Në Kosovë, sikurse edhe në vendet tjera, gratë shpesh duhet të luftojnë për t’u dëgjuar zëri i tyre nëpër organizata të cilat dominohen nga meshkujt, ku kontributi i tyre mund të hedhet poshtë duke u parë thjeshtë si plotësim i një kuote.

Megjithëse Kosova udhëheqet nga një presidente grua, gratë kosovare vazhdojnë të përballen me disavantazhe ekonomike, politike dhe shoqërore. Në politikë, përfaqësimi i tyre shihet më tepër si një kërkesë që u imponohet partive politike se sa një përfitim. Kjo shpesh dekurajon gratë nga kandidimi për poste.  

Në vitin 2015, për të katërtin vit me radhë, USAID-i hyri në partneritet me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) për të organizuar “Javën e Grave,” një tubim ky i cili zgjatë për një javë të tërë, duke mblidhur gratë kosovare lidere të mendimit në fushën e politikës, biznesit, dhe mediave, dhe mbahet çdo vit në muajin mars.   

“Kur flasim për barazinë gjinore në cilëndo shoqëri, një gjë është e qartë: ajo nuk mund të arrihet pa një grup të organizuar, aktiv, dhe të zëshëm, të grave lidere të fuqizuara të cilat avokojnë për vend pranë tryezës,” pat thënë ambasadorja e Sh.B.A.-ve Tracey Ann Jacobson në fjalën e saj të hapjes për konferencën e vitit 2014.  

Në vitet e fundit, diskutimet janë përqëndruar tek gratë në politikë dhe qeveri, për shkak të afërsisë kohore të zgjedhjeve lokale dhe nacionale. Këtë vit, konferenca kryesisht trajtoi ndikimin dhe kontributin e grave në sundimin e ligjit në Kosovë. Konferenca mblodhi gra lidere nga të gjitha fushat e jetës shoqërore në Kosovë, duke vu në fokus të veçantë nevojat e grave me aftësi të kufizuara.  

“Isha e lumtur kur pashë se këtu kishte edhe gra të tjera me aftësi të kufizuara,” tha aktivistja politike Xhevrie Peci. “Mundësia që na u dha jo vetëm për t’i sjellur preokupuimet tona në tryezë por edhe për t’i diskutuar brengat e përbashkëta si gra, ishte një ndihmesë e madhe.”

“Kjo javë u jep grave një shtytje për të ecur përpara në fushat e tyre të zgjedhura,” shtoi ekspertja e raporteve ndëretnike Gordana Lazovic.

Pas Javës së Grave, një grup i përzgjedhur prej 30 grave vazhdoi më tutje duke vijuar trajnimin e avancuar nga zhvillimi i politikave, komunikimi, të folurit publik, avokimi, dhe mediat e reja, në kuadër të Akademisë së Lidershipit të Grave, që mbahet çdo vit.

Të diplomuarit e mëparshëm të Akademisë kanë arritur që të bëjnë ndryshime të vërteta. Një grup nga viti 2012 avokoi me sukses që qyteti i Ferizajt të sigurojë përkujdesje ndaj fëmijëve gratis për fëmijët e nënave vetëushqyese. Komisioni i BE-së gjithashtu shtoi të drejtat e nënave vetëushqyese si një objektiv të agjendës së tij të avokimit dhe, si rezultat, dy OJQ kosovare përfituan grante për të zhvilluar hulumtime në këtë drejtim.    

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Follow @WeekofWomen, on Facebook