Rehabilitimi i Drenazhës Solli Ujin e Pastër në fshatin Kosovar

Fëmijët përsëri mund të luajnë jashtë të sigurtë
Dalibor Radosavljević, me fëmijë e tij tregon me krenari kanalin e ri që gjendet afër shtëpisë së tij.
USAID
Fëmijët përsëri mund të luajnë jashtë të sigurtë
“Kërcënimi më i madh ishte uji i vërshimeve i përzier me ujin që vjen nga tubacionet e dëmtuara të kanalizimit.”

Uji është një nga nevojat më elementare të njeriut. Kanalet e drenazhimit të ujit në mjediset rurale, edhe ato më të voglat, nëse nuk menaxhohen siç duhet mund të shkaktojnë shumë probleme. Për një fshat të vogël në veri të Kosovës, një kanal i dëmtuar i drenazhimit të ujit, paraqet kërcënime për shëndetin e njerëzve, sidomos për shëndetin e  grupeve të cenueshme siç janë fëmijët.

Për shumë vite, 330 banorë të fshatit Dolan, komuna e Zveçanit janë përballur rregullisht me sfida si kanali i dëmtuar  drenazhimit të ujit me gjatësi 690 metra, duke lejuar që vërshimet e ujit të shkatërrojnë jo vetëm infrastrukturën e vlefshme, siç janë rrugët e asfaltuara, shtëpitë, dhe tubacionet e ujërave të zeza, por edhe tokën bujqësore përreth, duke zvogëluar potencialin ekonomik të fshatit. Përveç kësaj, uji i vërshimeve dhe ujërat e zeza shpesh përzihen me ujë të pijshëm nga puset e fshatit, duke e bërë atë të pasigurt për përdorim.

Me ndihmën e Nismes së USAID-it për Veprim në Komunitete dhe një grant prej $17,680 dhuruar në korrik të 2013, komuniteti ia doli të rregullojë jo vetëm kanalin e drenazhimit por edhe gypat që ishin vendosur përgjat kanalizimit.

"Më parë fëmijët tanë nuk mund të luanin të sigurtë jashtë, sepse kanali i vjetër i dëmtuar ishte i mbushur me mbeturina dhe papastërti, Por kërcënimi më i madh ishte uji i vërshimeve i përzier me ujin që vjen nga tubacionet e dëmtuara të kanalizimit. "shpjegon Dalibor Radosavleviq, një nga banorët e shumtë, të cilët vullnetarisht morën pjesë në këtë projekt. "Tani, fëmijët tanë mund të luajnë përsëri të sigurtë. Plus, i tërë fshati duket më bukur dhe më pastër, kështu që ne jemi shumë të lumtur, " shpjegon Radosavljeviq me krenari.

Programi i Nismës për Komunitete i USAID-it i zhvillohet prej korrikut 2010 deri në korrik 2014. Ky program mbështet zhvillimin e komuniteteve dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, ndërton organizata të fuqishme të shoqërisë civile, si dhe përmirëson gjendjen ekonomike dhe shanset për punësim.